LAJMI I FUNDIT:

Tello largohet nga Barcelona, këto dy skuadra e kërkojnë

Tello largohet nga Barcelona, këto dy skuadra e kërkojnë

Sulmuesi anësor, Christian Tello nuk pritet të mbetet në Barcelonë.

Ish-reprezentuesi spanjoll ishte i huazuar në Fiorentinë vitin e kaluar por që nuk do të vazhdoi të mbetet në Serie A.

Barcelona ka qenë e qartë duke i bërë me dije se nuk llogarit në shërbimet e tij dhe në adresë të tyre kanë ardhur dy oferta.


Skuadra spanjolle Valencia është më e interesuara për ta transferuar Tellon në ‘Mestalla’.

Por në garë së fundmi është futur edhe Southampton që ka shprehur interesim për ta transferuar këmbëshpejtin në Ligën Premier.

Gjithsesi për ta lënë të lirë të largohet, Barcelona kërkon rreth shtatë milionë euro. /Telegrafi/