LAJMI I FUNDIT:

Suedia fitoi garën në Kosovë

Suedia fitoi garën në Kosovë

Kampionati i Minigolfit ‘’World Adventure Golf Masters 2016’’ i mbajtur në Kosovë, në të cilin morën pjesë 15 shtete të ndryshme këtë fund javë, ka sjellë rezultate interesante.

Në konkurrencën e ekipeve fitues ishte shteti skandinav Suedia, e cila radhitet si e dyta në ranglistën botërore, ndërsa vendin e dytë e zuri Gjermania, shteti më i fuqishëm në botë në Minigolf. Ekipi i parë i Kosovës tregoi forcën e vërtet duke u radhitur si i treti dhe duke lënë pas shtetet favorite si Austria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Çekia, Belgjika dhe Britania e Madhe.

Në konkurrencën individuale të meshkujve fitues ishte Derice Shumilov Susoho, pasuar nga reprezentuesi Çekë Daniel Vlcek ndërsa lojtari nr tre ishte Gunnar Bengtsson gjithashtu nga Suedia. 3. Në konkurrencën e përgjithshme fitues ishin: Derice Shumilov Susoho nga Suedia, Daniel Vlcek nga Çekia dhe lojëtari më i mirë i Kosovës Liridon Mehmeti u radhit i treti.

Është shumë e rëndësishme të ceket se dy rundet më të mira nga të gjithë lojtarët pjesëmarrës u luajtën nga Vullnet Mustafa (lojtar i Klubit të Minigolfit ‘’First Block’’) me gjuajtje rekord 47, pasuar nga Liridon Mehmeti (lojtar i Klubit të Minigolfit ‘’Tick Media’’) me 48 gjuajtje.


Kosova në tërësi u paraqit me 12 lojëtar profesionist, përkatësisht tre ekipe. Federata e Minigolfit e Kosovës ka befasuar jo vetëm me lojën profesionale të nivelit të lart, por edhe me organizimin e hapjes së Kampionatit dhe defilimit të gjithë pjesëmarrësve në këtë ngjarje sportive, nga Sheshi Skënderbeu, e deri në hapjen zyrtare në Sallën e Kuqe, deri te ceremonia e mbylljes së Kampionatit e cila ka zgjatur deri në orën 02:00 pas mesnatës së hënë. Ky Kampionat nuk do ishte e mundur të mbahet pa përkrahjen financiare të sponsorit kryesor MKRS, pastaj sponsorëve tjerë: Kompania Eko Invest, MPJ, MIE, Tick Media, Vala 900, Birra Prishtina, Ujë Rugove, New Prishtina Rezidence, Porsche Prishtina, Petrol Company, Art Motion, VM3, Duapune.com.