LAJMI I FUNDIT:

Crabb, deklarohet i pari për ta zëvendësuar Cameron

Crabb, deklarohet i pari për ta zëvendësuar Cameron

Kandidati i parë i për të zëvendësuar kryeministrin britanik, David Cameron është Stephen Crabb, i cili ka thënë se prioritet e ka rikthimin e kontrollit mbi politikat e imigracionit.

Reuters raporton se Crabb është vetë deklaruar për të zëvendësuar Cameron ndërsa funksioni i tij aktual është sekretar aktual për punë dhe pensione.


Crabb e ka hedhur poshtë mundësinë për një referendum të dytë duke thënë se qëndrimi i popullit britanik ka qenë i qartë më 23 qershor, transmeton KosovaPress.

“Dua të udhëheqë një qeveri e cila do të plotësojë pritjet e 17 milionë njerëzve që votuan për daljen e Britanisë nga BE-ja”, ka thënë Crabb.

Megjithatë, gjasat më të mëdha sipas mediave britanike i ka ish kryetari i Londrës, Boris Johnson i cili e ka udhëhequr fushatën për daljen e Britanisë nga BE-ja.