LAJMI I FUNDIT:

Licencimi i njehsorëve të energjisë është zvarritur gati një vit

Licencimi i njehsorëve të energjisë është zvarritur gati një vit

Agjencia e Metrologjisë e Kosovës (AMK) është kritikuar nga kompanitë që operojnë me shitjen e njehsorëve elektrikë, shkruan sot Koha Ditore.

Në një tryezë të organizuar të martën, në Ditën Botërore të Metrologjisë, Sebastijan Luposha nga kompania “Landis Gyr” ka shprehur zhgënjimin e tij për zvarritjen e procedurave për licencimin e një njehsori të mençur të energjisë elektrike i destinuar për konsumatorët e KEDS-it.

Ka thënë se kanë aplikuar në verën e kaluar për licencimin e një tipi të njehsorëve, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje për më shumë se 10 muaj.


E ndërkohë, një ekspert i angazhuar nga Ministria i kishte dhënë përgjigje negative në aplikimin e tyre. Raporti i ekspertizës, sipas tij, nuk është profesional dhe ka gabime elementare në aspektin e njehsorëve.

Luposha ka bërë të ditur se kanë nënshkruar dy kontrata me KEDS-in për furnizim me njehsorë të mençur elektrikë, porse nuk po mund të jetësohet për shkak të burokracisë në Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Ekonomi
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Botë
Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Ekonomi
Kalo në kategori