Një numër i madh i serbëve kanë festuar sot në Gazimestan festën e Vidovdanit. Ndërkaq Policia e Kosovës kishte ndërmarrë të gjitha masat e duhura për parandalimin e çfarëdo incidenti të mundshëm.
Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës ka njoftuar se kjo festë nuk ka kaluar e qetë, pasi që ka pasur incidente pas përfundimit të festës.
“Gjatë kthimit të eskortës e cila ishte në përcjellje të Policisë, në fshatin Lisicë të Mitrovicës në jug është hedhur koktej molotovi, përderisa nuk është raportuar për ndonjë dëm material apo lëndime në njerëz. Njësitet relevante policore kanë dalë në lokacion dhe po hetojnë rastin. Një informacion tjetër, po ashtu është pranuar se ka pasur gjuajtje me gur në drejtim të një furgoni, i cili nuk ishte në përcjellje të Policisë, përderisa dy persona kanë kërkuar ndihmë në spitalin e Mitrovicës në veri. Policia e Kosovës edhe në këtë rast është duke ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës lidhur me aktivitetet dhe manifestimet tradicionale religjioze ortodokse të festës së ‘Vidovdanit’ ka ndërmarr me kohë të gjitha veprimet paraprake dhe ka përgatitur planin operativ për menaxhimin e situatës së sigurisë.
Plani operativ policor u realizua me qëllim që gjatë aktiviteteve të mbajtura të arrihen objektivat si në vijim:
Mbajtja e rendit dhe sigurisë publike dhe zbatueshmëria e ligjit në vend,
Shtimi i masave të sigurisë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike, para, gjatë dhe pas manifestimeve.
Garantimi i lirisë së lëvizjes së lirë për të gjithë qytetarët.
Kontrollimi dhe rregullimi i nevojshëm i rrjedhës së trafikut në të gjitha rrugët magjistrale, rajonale dhe ato lokale,
Përcjellja dhe sigurimi i eskortave, individëve dhe grupeve të veçanta,
Zbatimi i kompetencave dhe autorizimeve ligjore, përballë situatave të ndryshme dhe marrja e masave ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, konform ligjeve të Republikës së Kosovës.
Sipas vlerësimeve në teren në këto manifestime morën pjesë prej 1300-1500 pjesëmarrës, të cilët në mënyrë të organizuar kanë marrë pjesë në Graçanicë dhe Gazimestan të rajonit të Prishtinës, për festimet e tyre.
Rreth orës 09:00, manifestimi ka filluar në Graçanicë, ku kanë marrë pjesë rreth 900 pjesëmarrës, përderisa Policia është përkujdesur për mbarëvajtjen e tij pa incidente si dhe duke mundësuar qarkullimin e trafikut duke ri-drejtuar automjetet në rrugë alternative.
Rreth orës 13:00, ka filluar edhe manifestimi tek monumenti i Gazimestanit, ku kanë marrë pjesë prej 1.300 – 1.500 pjesëmarrës, ku edhe në këtë lokacion njësitet policore janë përkujdesur për mbarëvajtjen e manifestimit si dhe rregullimin-orientimin e komunikacionit rrugor.
Gjatë zhvillimit të të gjitha aktiviteteve manifestuese sa i përket aspektit të rendit dhe sigurisë së përgjithshme në mbarëvajtjen e këtyre manifestimeve deri në përfundim të tyre, në këto dy lokacione çdo gjë ka shkuar sipas planit të paraparë operativ dhe nuk është shënuar asnjë incident, përderisa pas përfundimit, rreth orës 13:45 pjesëmarrësit kanë filluar të shpërndahen ngadalë ashtu siç edhe kishin ardhur në mënyrë të qetë.
Vlen të potencohet rreth orës 15:50, nga zyrtarët policor është raportuar se që gjatë kthimit të eskortës e cila ishte në përcjellje të Policisë, në fshatin Lisicë të Mitrovicës në jug është hedhur koktej molotovi, përderisa nuk është raportuar për ndonjë dëm material apo lëndime në njerëz. Njësitet relevante policore kanë dalë në lokacion dhe po hetojnë rastin.
Një informacion tjetër, po ashtu është pranuar se ka pasur gjuajtje me gur në drejtim të një furgoni, i cili nuk ishte në përcjellje të Policisë, përderisa dy persona kanë kërkuar ndihmë në spitalin e Mitrovicës në veri. Policia e Kosovës edhe në këtë rast është duke ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person
A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri