LAJMI I FUNDIT:

Në Universitetin e Mitrovicës do të pranohen 1430 studentë

Në Universitetin e Mitrovicës do të pranohen 1430 studentë

Në vitin akademik 2016/17 në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), do të pranohen 1430 studentë.

Për këtë është vendosur në mbledhjen e fundit të Senatit të UMIB-it, ku janë dhënë dhe janë miratuar propozimet e gjashtë fakulteteve ekzistuese për numrin e studentëve që do të pranohen.

Në nivelin Bachelor në Fakultetin e Gjeoshkencave do të pranohen gjithsej 180 studentë (Gjeologji – 60 studentë, Xehetari dhe Metalurgji – 60 studentë).


Ndërsa në nivelin Master në këtë fakultet do të pranohen gjithsej 60 studentë, nga 10 studentë në programet: Vendburimet e Lëndëve të Para Minerare, Hidrologji dhe Gjeologji Inxhinierike, Xehetari, Gjeoteknikë, Materiale, Metalurgji.

Në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore është planifikuar që të pranohen 180 studentë në nivelin Bachelor (Inxhinieri dhe Teknologji Ushqimore – 100 studentë, Teknologji me specializimet: Inxhinier i Kimike; Inxhinieri e Mjedisit – 80 studentë).

Ndërsa në nivelin Master në këtë fakultetet do të pranohen 50 studentë (Inxhinieri dhe Teknologji Ushqimore – 30 studentë, Teknologji – Specializimi, Inxhinieri e Mbrojtjes së Mjedisit – 20 studentë).

Në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike, në nivelin Bachelor do të pranohen 420 studentë ( Informatikë Inxhinierike – 160 studentë, Inxhinieri Ekonomike – 160 studentë, Makineri Prodhuese – 100 studentë).

Ndërsa në nivelin Master do të pranohen 50 studentë (Informatikë Inxhinierike – 30 studentë, Makineri Prodhuese – Profil i i Prerjes – 20 studentë).

Në nivelin Bachelor në Fakultetin Juridik do të pranohen 140 studentë, në Fakultetin Ekonomik 200 studentë (Banka, Financa dhe Kontabilitet – 100 studentë, Menaxhment dhe Informatikë – 100 studentë), ndërsa në Fakultetin e Edukimit gjithsej do të pranohen 150 studentë (Edukim Fillor – 100 studentë, Edukimin Parashkollor – 50 studentë).

Në këto tri fakultete nuk ka studime në nivelin Master. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Kalo në kategori