Çfarë duhet të bëni kur në lidhjen tuaj telefoni merr më shumë vëmendje sesa ju
Të gjitha çifteve u ka ndodhur të ulen e të shohin një film bashkë dhe ka gjithnjë një moment kur i dashuri/a juaj ka tendencën të ngrihet dhe të luajë me telefonin. Ju ka ndodhur të keni dalë me të për darkë në restorant dhe në vend të menysë ai/ajo të kontrollojë Instagram-in?
Përse në këto raste telefoni është më i rëndësishëm sesa ju?
Ky është një problem për shumë çifte. Ndiqni në vijim disa rregulla që duhet të ndiqni për të arritur një konsensus dhe evituar situata të tilla që çojnë shpeshherë në konflikte me partnerin.
1. Kontrolloni njëherë veset tuaja
Përpara se të nisni një debat me partnerin, shihni njëherë zakonet që ju vetë keni. Për shtatë ditë kushtojini vëmendje vetes dhe vini re se sa ju merreni me telefonin.
Melanie Mills, terapiste, ju këshillon që ta fikni telefonin apo ta lini në dhomën tjetër në kohën kur jeni pranë partnerit apo po merreni me diçka të rëndësishme. Luftojeni tundimin tuaj për të kontrolluar të rejat e Facebook-ut e rrjeteve të tjera sociale dhe përkushtojuni partnerit.
Është e lehtë t’u kërkosh të tjerëve të bëjnë ndryshime kur në fakt të parët që duhet të startojnë jeni ju vetë. Pyeteni veten nëse jeni të gatshëm të hiqni dorë nga fobia ndaj telefonit për të evituar debatet.
2. Diskutoni
Tregojini partnerit tuaj për eksperimentin që do të bëni dhe përmendeni faktin se jeni duke kontrolluar veset tuaja. Shpjegojani atij nëse ndiheni e injoruar dhe përse. Ai në një farë mënyre nga biseda duhet të kuptojë se përse është e rëndësishme të kaloni më shumë kohë së bashku, për të forcuar edhe më shumë marrëdhënien tuaj.
3. Veproni
Vendosni disa “rregulla shtëpie” në lidhje me përdorimin e telefonit. Mund t’ju duket qesharake vërtet, por futja e shpeshtë në rrjete sociale, dërgimi i një email-i që ndoshta nuk do të kërkojë shumë kohë dhe një lojë “candy crush” në celularin tuaj, të gjitha këto gjatë kohës që jeni në shoqërinë e partnerit, munden realisht të shkaktojnë probleme të mëdha në lidhje me kalimin e kohës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTest i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë
Një gabim që e bën gjithmonë sa herë lan rrobat e bardha
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë
Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet
Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City