LAJMI I FUNDIT:

Papa në Armeni: Gjenocidi i turqve, fillimi i një serie katastrofash

Papa në Armeni: Gjenocidi i turqve, fillimi i një serie katastrofash

Papa Françesku i ka përshkruar sërish si “gjenocid” vrasjet masive të armenëve nën regjimin e osmanëve turq gjatë Luftës së Parë Botërore. Këtë përkufizim, ai e ka përdorur gjatë vizitës së bërë në kryeqytetin armen, Jerevan, një deklaratë që Ati i Shenjtë e ka bërë edhe vitin e kaluar, duke shkaktuar irritimin e Turqisë.

Armenia dhe shumë historianë thonë se rreth 1.5 milionë të krishterë armenë u vranë nga forcat osmane në vitin 1915. Megjithatë, Turqia e ka vënë gjithnjë në dyshim këtë shifër, madje refuzon me forcë ta përdorë termin “gjenocid”. Sipas Ankarasë, vdekjet e atëhershme kanë qenë pjesë e një konflikti civil të shkaktuar prej Luftës së Parë Botërore.

Mosmarrëveshjet mbi karakterizimin e atyre vrasjeve vazhdojnë të mbajnë të përkeqësuara marrëdhëniet mes Armenisë dhe Turqisë, ndërkohë që ka përfshirë në këtë debat edhe vende të tjera si Gjermania, parlamenti i së cilës “Bundestag” i quajti së fundi vrasjet si “gjenocid”, transmeton tch.


Në një adresim ndaj Presidentit armen, Serzh Sargsyan, dhe trupës diplomatike, Papa tha se “gjenocidi” shënoi “fillimin e një serie katastrofash të mëdha të shekullit të kaluar”.

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
I riu nga Koreja e Veriut shtoi qëllimshëm në peshë për të shmangur shërbimin ushtarak

I riu nga Koreja e Veriut shtoi qëllimshëm në peshë për të shmangur shërbimin ushtarak

Botë
Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Evropa

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori