LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen antitrupat e aftë të neutralizojnë virusin Zika

Zbulohen antitrupat e aftë të neutralizojnë virusin Zika

Një grup shkencëtarësh evropianë njoftuan sot se kanë zbuluar disa antitrupa të aftë të neutralizojnë virusin Zika, një zbulim që i hap rrugën krijimit të një vaksine kundër këtij virusi që shkakton dëmtime cerebrale tek fetusi.

“Në studimet e zhvilluara në laboratorë, antitrupat mundësuan neutralizimin e Zikas dhe njëkohësisht të virusit të etheve tropikale”, treguan shkencëtarët për revistën shkencore “Nature”.


“Ky zbulim mund të hap rrugën për krijimin e një vaksine universale që mbron njëkohësisht kundër të dyja sëmundjeve”, theksuan shkencëtarët.