LAJMI I FUNDIT:

Hedh macen nga kati i katërt, për të parë nëse shpëton gjallë (Video)

Hedh macen nga kati i katërt, për të parë nëse shpëton gjallë (Video)

Një adoleshente nga Saenz Pena e Argjentinës, e ka hedhur një mace nga kati i katërt, vetëm për të parë nëse mbijeton apo jo.

Vajza e njohur si Fiorela Alvares, e ka vendosur një maskë teksa hedh kafshën e vogël poshtë ballkonit, transmeton Telegrafi.

Në xhirimin e shkurtër që e ka publikuar në rrjetin social, ajo shihet me macen me ngjyrë të zezë, ndërsa dëgjohet zhurma që bën ajo kur bie.

Pas shumë kritikave, Alvarez ka thënë se macja ka shpëtuar gjallë dhe e palënduar, ndërsa është betuar se më nuk do të bëjë veprime të tilla me kafshë. /Telegrafi/