Me të hyrë në sezonin e verës dhe me ngritjen e temperaturave, kanë filluar të rriten dukshëm edhe kërkesat për ujë të pijshëm. Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina”, u ka bërë apel të gjithë konsumatorëve në zonën e shërbimit, Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Drenas, Shtime, Lipjan, Graçanicë dhe Podujevë me të gjitha fshatrat përreth, që ujin e pijshëm ta shfrytëzojnë sa më racionalisht në këtë periudhë, ta shfrytëzojnë për pije dhe higjienë dhe assesi për destinime tjera që konsiderohen të paarsyeshme.
KUR ”Prishtina” nëpërmjet një komunikate thotë se deri tash, me të gjitha mundësitë teknike të sistemit operativ ka mbajtur një furnizim shumë të mirë me ujë të pijshëm, ku për një kohë tejet të gjatë kishte eliminuar tërësisht reduktimet e ujit gjatë gjithë ditës në secilën zonë menaxhuese.
“Uji, që nga dita e djeshme ka filluar të keqpërdorët dhe më së miri këtë dukuri e tregojnë rezervuarët në kryeqytet , ku rënia e nivelit të ujit është drastike. Ujësjellësi Rajonal ‘Prishtina’ bashkë me Inspekcionin e Kuvendit Komunal të Prishtinës duke filluar nga ditët në vijim, do të dalin në teren për të kontrolluar shpenzimin e ujit dhe keqpërdorimet që po bëhen nga persona të pandërgjegjshëm. Nëse vazhdohet me këtë tempo të shpenzimit enorm të ujit të pijshëm, jemi të detyruar që të fillojmë të aplikojmë reduktime. Shpenzimi racional i ujit të pijshëm n ë këtë periudhë është i domosdoshëm. Uji sot nuk duhet të shfrytëzohet në mënyrë të pakontrolluar, me ç’rast mund t’i zvogëlojmë rezervat e ujit të pijshëm, por ai duhet kursyer pikë për pikë”, thuhet në komunikatë.
Roli i ujit është thelbësor për qeniet e gjalla dhe planetin, ai na nevojitet për pije, shtëpi dhe kopshte, por me rëndësi është ta kuptojmë domethënien e përdorimit jo të drejtpërdrejt të ujit si për prodhim, furnizim dhe zhvillim. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëQumështorja Vita - Dashuria dhe puna e palodhshme e më shumë se 1500 fermerëve!
Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve
Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës
Siguria në udhëtim, PrishtinaTicket është anëtare e Swiss Travel Security
Lajm i mirë për shqiptarët e Zvicrës
Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Çfarë dihet për samitin për paqe në Ukrainë? Cilat shtete nuk e nënshkruan dokumentin final dhe çfarë përfshin ai?
Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri
Shuma marramendëse e parave që skuadra e Anglisë do të marrë nëse fiton në Euro 2024
Lojtarët e Zvicrës festuan fitoren me familjarët e tyre - të afërmit e Granit Xhakës në tribuna, spikat gruaja shqiptare e Renato Steffen
Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen
UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë pas ndeshjes me Italinë