Paratë për ngjyrën me të cilën po i spërkasin ndërtesat qeveritare, aktivistët e “Revolucionit të Larmë” thonë se i japin nga xhepi i tyre.
Por ata marrin edhe donacione, meqë gjatë protestave qytetarët mund të dhurojnë para për “Revolucionin e Larmë”. Aktivisti Demijan Haxhi – Angellkovski thotë se nuk i financon asnjë parti politike, por qytetarët të cilët dhurojnë vazhdimisht. Donacionet nuk janë vetëm për blerjen e ngjyrës, por edhe për pagesën e dënimeve të cilat aktivistët e “Revolucionit të larmë” thonë se i marrin çdo ditë.
“Kemi ndihmë të madhe edhe nga vetë qytetarët të cilët dhurojnë mjete. Por, meritë të madhe kanë edhe familjet tona të cilat na ndihmojnë financiarisht. Për një pjesë të madhe të punëve paguajmë nga xhepi jonë. Këtë e bëjmë pa egoizëm, jo për neve, por për të gjithë qytetarët e Maqedonisë dhe për zgjidhjen e kësaj krize politike”, u shpreh Demijan Haxhi- Angellovski, Aktivist i Revolucionit të Larmë.
Aktivistët e Revolucionit të Larmë shfrytëzojnë ngjyrë akrili. Ndërkaq, me ndihmën e çatallëve dhe pompave, ata po i ngjyrosin institucionet shtetërore dhe objektet nga Shkupi 2014. TV21 vizitoi disa shitore që shet ngjyra, por pronarët e tyre nuk deshën të flasin para kamerës. Por, ata thanë se është rritur kërkesa për ngjyrë. Thonë se jo vetëm për Revolucionin e Larmë, por duke pasur parasysh edhe faktin që është verë, shumë familje kanë vendosur t’i lyejnë shtëpitë.
Përveç metodave të deritashme për grumbullimin e fondeve të Revolucionit të Larmë, pritet që shumë shpejt protestuesit edhe të nxjerrin në shitje disa relikte në ankand publik. Në shitje pritet të dalin panotë e para të revolucionarëve, dhe disa vepra tjera që i konsiderojnë si “artistike”. Në anën tjetër, protestuesit thonë se do të hapin edhe një llogari për të siguruar mbrojtjes juridike të aktivistëve që po gjobiten në gjykata, për prishje të rendit dhe qetësisë publike./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës