Përmirësimi i cilësisë në arsim, zhvillimi i mendimit kritik dhe zgjidhjes së problemeve në kuadër të kurikulave shkollore, janë faktorë dominues për luftimin dhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë.
Kështu u tha në tryezën e organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë me temën “Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm përmes edukimit”, ku u diskutua për rolin e arsimit dhe ndikimin që ka ai në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve në Kosovë.
David Philips nga Universiteti i Kolumbias në New York, theksoi se lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm nuk mund të bëhet vetëm përmes institucioneve të sigurisë, por duke forcuar nivelin e arsimit në Kosovë.
Sipas tij, mungesa e perspektivës i detyron shumë të rinj që t’i bashkëngjiten grupeve ekstremiste.
“Mundësitë për të rinjtë, promovimi i vendeve të punës, zhvillimi ekonomik, mediet në përgjithësi që përçojnë mesazhe konstruktive, bashkëpunimi me imamët në nivelin lokal që ata të bëhen ‘kampion’ në moderim, janë mjete të lehta në luftimin e ekstremizmit”.
“Sigurisht që çështjet e sigurisë janë shumë me rëndësi. Nuk mund t’i minimizojmë. Luftimi i ekstremizmit nuk do të ndodhë vetëm me institucionet e sigurisë, por me adresimin e këtyre problemeve si dhe më e rëndësishmja, në përmirësimin e nivelit të arsimit”, tha Philips.
Nevojën e ngritjes së cilësisë së arsimit në Kosovë dhe shqyrtimin e kurikulave mësimore, e theksoi edhe eksperti i arsimit Dukagjin Pupovci.
“Shtrohet pyetja, sa na aftëson niveli i arsimit që t’i menaxhojmë diversitetet në Kosovë, sepse është një detyrë e sistemit të arsimit që t’i aftësojë njerëzit t’i menaxhojnë diversitetet dhe në qoftë se këto menaxhohen me sukses, sigurisht se edhe niveli i ekstremizmit është më i ultë”.
“Ne nuk e kemi pjesëmarrjen e keqe në sistemin e arsimit, pra jemi të krahasueshëm me vendet e tjera të rajonit, përveç kur bëhet fjalë për edukimit parashkollor ku pjesëmarrja në Kosovë është relativisht më e ulët. Nëse merret shembull mosha 4-5 vjeçare, rreth 40% e fëmijëve janë në sistemin parashkollor, përderisa Bashkimit Evropian e ka njëfarë targeti prej 95%. E pse po e përmendi pikërisht edukimin parashkollor? Sepse zhvillohen shkathtësitë e paraleximit, paranumërimit që ndikojnë mjaft shumë në një shkollim të suksesshëm”, shtoi Pupovci.
Sipas Pupovcit, pjesëmarrja në arsimin e lartë në Kosovë është më e larta në Evropë, që nuk e bën faktor të pjesëmarrjes në luftëra të huaja.
“Shkathtësitë e të menduarit kritik, shkathtësitë e zgjidhjes së problemeve, që janë faktikisht rezultate të drejtpërdrejta të sistemit të arsimit, e mos të flasim për shkathtësitë që lidhen me nevojat e tregut të punës, sepse nëse shkathtësitë nuk janë në përputhje me nevojat e tregut të punës, atëherë ai është një gjenerator i papunësisë”, theksoi Pupovci.
Zbatimi i politikave të arsimit, si dhe atyre që mund ta ushqejnë ekstremizmin, sipas Pupovcit nuk janë të qarta në nivelin e arsimit në Kosovë.
Përkrahja institucionale e sidomos ajo ndërkombëtare, është thënë të jetë faktor i fuqishëm në luftimin e ekstremizmit.
Lidhur me këtë David Philips nga Universiteti i Kolumbias, duke përmendur përkrahjen e Shteteve të Bashkuara për shtet-ndërtim, me theks të veçantë tërhoqi vërejtjen për “miqtë e rrejshëm të Kosovës”
“Dua t’ju paralajmëroj për “miqtë e rrejshëm” që mund t’i keni. Turqia ka profil të lartë në Kosovë, dhe sipas informacioneve që kam, nuk është duke pasur një rol konstruktiv, ata nuk po ofrojnë më shumë bursa, TIKA ka një shtrirje të madhe në Kosovë dhe agjenda e Turqisë është vetëm promovimi i islamit në Kosovë. Kështu që të keni kujdes, mbajeni në mend se Kosova e ka rrugën drejt integrimit evropian”, tha Philips.
Sidoqoftë, institucionet e Kosovës kanë ligjin me të cilin sanksionohet pjesëmarrja e qytetarëve të Kosovës në luftërat e huaja. Po ashtu, Kosova ka edhe “Strategjinë Nacionale për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që Shpie në Terrorizëm”.
Zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se rreth 300 qytetarë të Kosovës, janë pjesëmarrës në luftërat e huaja në Siri dhe Irak. (REL)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shaqiri: Është prolonguar ligji për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat
SPAK u sekuestron 10 milionë dollarë kriptovaluta vëllezërve Çopja dhe pasuri të tjera të patundshme
Altin Krasniqi takon banorët e fshatit Krajkova dhe Damaneku: Ne kemi vepra të dëshmuara në të kaluarën dhe program të qartë për të ardhmen
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi
FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin "Winter EX 2025" në Turqi
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!