Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka deklaruar se “skandali i dhunimit të fëmijës në kopshtin privat në Tiranë, u thellua dje kur vetë me gojën e saj Ministrja e Arsimit refuzoi të mbajë përgjegjësitë e saj, edhe pse ky institucion ishte i palicencuar në zemër të kryeqytetit”.
“Sipas Lindita Nikollës, faji është i prindërve. Ekzistenca e këtij kopshti privat në zemër të Tiranës, pa licencë është një shkelje e rëndë e ligjit dhe ne i bëjmë thirrje prokurorisë të hedhë dritë sa më shpejt mbi këtë krim. Është e qartë se ky aktivitet nuk bëhej pa dijeninë e Ministrisë së Arsimit, pa dijeninë e Lindita Nikollës. Por bëhej me dijeninë e tyre të plotë, me bekimin e tyre të plotë. Dikush ka marrë para që kopshti pa licencë të punonte. Dikush është paguar mirë që kjo paligjshmëri të mos prekej. Nxisim prokurorinë që të bëjë një hetim të shpejtë e serioz, për të nxjerrë në dritën e diellit se kush e merrte ryshfetin në Ministrinë e Lindita Nikollës, vartësit e saj apo ajo vetë”, u shpreh Zhupa.
“Një drejtësi e plotë dhe e rreptë për këtë rast, do të ndihmonte në rritjen e sigurisë për fëmijët dhe vogëlushët e pambrojtur. Por kjo është më shumë se historia e një kopshti pa licencë ku dhunohet mizorisht një i mitur. Krejt vendi, Shqipëria është në të njëjtin realitet, ku Edi Rama, dhunon të dobtit, të pamundurit. U merr atyre dhe qindarkën e fundit. I përplas në varfëri e mjerim. Në burgje e në errësirë. Dhe në fund, ky delirant i papërgjegjshëm, na shfaqet si Marigoja i qëndismave në bluzën e kombëtares. Mendon se do t’i shpëtojë ndëshkimit popullor me votë për krimet dhe korrupsionin, duke mashtruar paturpësisht për një bluzë. Po në të vërtetë gjithkush e di se ai është autori i Rroshit, Bushit, Bardhit, Prengës, Ndokës dhe Frrokut; Është autori i përgjimit të paligjshëm. Është autori i 2.2 miliardë eurove të vjedhura në 2 vite. Dhe për këto do të gjykohet, dhe ka për të gjykuar nga populli, e jo për mashtrimet dhe vanitetin bosh të vizatimeve të dala boje”, shtoi zëdhënësja e PD-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje