LAJMI I FUNDIT:

Qeveria refuzoi investimin e 140 milionë eurove në Brezovicë

Qeveria refuzoi investimin e 140 milionë eurove në Brezovicë

Kur në vitin 2014 ishte hapur oferta e konsorciumit francez, ish-kryeministri tash president i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte ngutur për t’u mburrur me projektin e Brezovicës.

Ishin premtuar 409 milionë euro investime e 4 mijë vende të reja të punës, shkruan sot Koha Ditore.

Disa herë për këtë projekt ka shkruar edhe kryeministri aktual Isa Mustafa, pasi kontrata ishte nënshkruar në vitin 2015. Tash projekti i Brezovicës ka dështuar.


As presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e as kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, nuk kanë thënë asnjë fjalë për këtë dështim. /Telegrafi/