Ndërtimi i shtëpive në veri, është krejt në formë ilegale dhe ka krijuar një precedent të keq, që me një formë tregon se Serbia jeton ende më të kaluarën dhe njëkohësisht nuk i lejon qytetarët e Kosovës, të përkatësisë serbe që të jetojnë në Kosovë.
Kështu është shprehur Izmi Zeka, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel.
Qeveria e Kosovës me ministrat e saj të komunitetit serb, sipas Zekës, ndoshta duhet të ketë një qasje më ndryshe.
“Duhet të kuptojnë edhe ministrat serb dhe gjithë ata se i raportojnë kryeministrit të Republikës së Kosovës, se janë qytetarë të Kosovës dhe krejt investimet që i bëjnë duhet t’i bëjnë për qytetarët e Republikës se Kosovës”, ka thënë Zeka i PDK-së, duke shtuar se “duhet të rishikohet funksionimi, mënyra dhe strategjia për kthimin e komuniteteve të ndryshme sepse ka numër të madh po nuk kemi statistika”./Tribuna/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251