Emisioni investigativ “STOP” sjell sot një tjetër rast abuzimi me fëmijët. Bëhet fjalë për një djalë të mitur vetëm 3 vjeç, i cili fatkeqësisht ka rënë pre e dhunës fizike dhe psikologjike nga Administratorja e kopshtit, Anjeza Shabani.
Ky incident ka ndodhur në kopshtin privat “Diren”në Sauk, Tiranë.
Denoncimi i këtij rasti është bërë nga babai i vogëlushit, i cili i është drejtuar emisionit, për të investiguar dhe për të vërtetuar dyshimet që ai kishte lidhur me dhunën e ushtruar ndaj djalit të tij, dyshime të cilat kishin lindur pas shenjave të dhunës të konstatuara në trupin e vogëlushit.
Përmes kameras së fshehtë “STOP” sjell këtë fenomen që fatkeqësisht ndodh rëndom në vendin tonë.
Pamjet janë ato që flasin vetë…
Prindërit paguajnë për të marrë mbapsht trajtimin çnjerëzor dhe sjelljen barbare ndaj fëmijëve të tyre.
Prindi: “Duke marrë parasysh shumë raste, edhe dhunën që ka ndodhur në Shkodër, dhunën që po ndodh çdo ditë tek fëmijët e mitur që janë të pambrojtur, unë vendosa t’i drejtohem emisionit tuaj duke patur besim tek ju, për dhunën që mendojmë se po i ushtrohet djalit tonë. Djali na ka ardhur me shenja në shtëpi, kemi konstatuar dhunë. Jemi të bindur se aty ka dhunë dhe prandaj duam ndihmën tuaj. Djali është tek kopshi “Diren”, me Drejtoreshë Anjeza Shabani. Djali im është 3 vjeç.”
Prindi: “Gjendja paraqitet shumë e agravuar. Ai nuk flet, ka vështirësi në të folur dhe ne vetëm nëpërmjet shpjegimeve fizike kemi arritur ta kuptojmë. Ne jemi të bindur që aty ka dhunë.”
Gazetarja: Ju dyshoni që djali juaj dhunohet?
Prindi: “Unë dyshoj dhe jam i bindur për këtë gjë se djali im dhunohet dhe prandaj kam ardhur të kërkoj ndihmën tuaj që ta faktoj këtë gjë.”
Babai i vogëlushit sjell edhe disa fotografi të djalit, ku duken qartë shenjat e dhunës në trupin e tij.
Pas kësaj, stafi i emisionit ka investiguar këtë rast dhe përmes një kamere të fshehtë pasqyron atë se çfarë ndodh në një ditë në këtë kopësht. Tmerrin dhe traumën psikologjike që përjetojnë fëmijët dhe dhunën çnjerëzore ndaj 3-vjeçarit të pafajshëm.
Fatkeqësisht ky nuk është rasti i vetëm i këtij lloji që ndodh në Shqipëri, pasi vetëm pak kohë më parë u denoncuan raste të ngjashme dhune, të ushtruara në jetimoren e Shkodrës dhe në atë të Sarandës, ku viktimë ishin sërish fëmijët.
https://www.youtube.com/watch?v=H-Fm2yXyC0E
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëElshani: Personit të cilit i është gjetur armatimi në Zveçan, lidhet me sulmin e Banjskës
Rama i hap rrugë privatizimit të banesave komunale në Prishtinë
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sjelljen e të akuzuarve në natën kritike
Apeli merr vendim mbi çështjen penale të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit
Ambasadori Hill: Duhet shumë punë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian