LAJMI I FUNDIT:

Tusk: Britanikë, rrini me ne, kemi nevojë për ju!

Tusk: Britanikë, rrini me ne, kemi nevojë për ju!

Presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk u bëri thirrje sot qytetarëve britanik që të votojnë në referendumin e kësaj jave, në favor të qëndrimit në Bashkimin Evropian duke paralajmëruar se një rezultat i kundërt, i ashtuquajturi Brexit, do të kërcënonte me shpërbërje të të gjithë bllokut.

“Do të doja t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve britanikë nga ana e pothuajse të gjithë evropianëve dhe liderëve evropianë, rrini me ne, kemi nevojë për ju”, deklaroi Tusk në Lisbonë, gjatë një konference për shtyp me kryeministrin e Portugalisë Antonio Costa.

“Pa ju, jo vetëm Evropa, por i gjithë komuniteti perëndimor dhe transatlantik do të bëhet më i dobët”, shtoi Tusk duke paralajmëruar se një votim i Britanisë se Madhe në favor të daljes nga BE-ja mund të jetë “hapi i parë i një procesi të shpërbërjes së Bashkimit Evropian”.


“Ka dhe më shumë shenja pakënaqësie në Bashkimin Evropian, të cilat vijnë nga gjithë Evropa, jo vetëm nga Britania e Madhe”,theksoi Tusk duke shtuar se mos marrja parasysh e mesazhit të dërguar nga referendumi në Britani, do të ishte diçka e pamend nga ana e bllokut.

“Nuk kam asnjë dyshim se armiqtë tanë, si të jashtëm ashtu dhe të brendshëm, do të hapin një shampanjë nëse rezultati i referendumit është negativ për ne”, tha presidenti i BE-së.

“Të bashkuar jemi të qëndrueshëm, të ndarë do të rrëzohemi”, shtoi ai.

”Bashkimi Evropian dhe institucionet e tij janë tashmë të përgatitur për ditën e pas referendumit”, deklaroi Tusk.

Votimi do të zhvillohet të enjten ndërsa diskutimi mbi rezultatin nga zyrtarë të lartë të BE-së do të zhvillohet të premten.

Në trend Botë

Më shumë
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Amerika
Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Evropa
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Evropa
Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin

Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin

Amerika
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
Kalo në kategori