LAJMI I FUNDIT:

Fermeri që investoi 70 mijë euro ndjehet i tradhtuar nga shteti (Video)

Fermeri që investoi 70 mijë euro ndjehet i tradhtuar nga shteti (Video)

Ferma e zogjve në Llashticë të Gjilanit, pati jetë të shkurtër. Pronari i kësaj ferme, Liridon Berisha, ka shitur 10 mijë zogj dhe e ka ndërprerë prodhimin. Këtë thotë se e bëri pasi nuk mori ndihmën e premtuar nga Ministria e Bujqësisë.

Ai kishte aplikuar për të fituar grant nga kjo Ministri dhe kishte fituar në afatin e dytë. Por, rreth 40 mijë euro nuk iu dhanë nga Ministria e Bujqësisë, me arsyen se ishte vonuar në investim.

Për investimin që ka bërë, Liridon Berisha ka thënë se ka marrë para hua.


Ndërkaq, në Ministrinë Bujqësisë kanë thënë se secili fermer, përfitues, është i njoftuar qartë me afatet qysh në kohën kur aplikon dhe se në këtë rrethanë nuk ka asnjë padrejtësi, por vetëm përgjegjësi ndaj kontratës që kanë me fermerin dhe mbi të gjitha ligjin.

https://vimeo.com/171309626