Dhoma e ditës zakonisht përbën hapësirën më të madhe në banesë/shtëpi, mirëpo shumica e njerëzve e kanë zakon që ta teprojnë me orendi dhe kështu e shndërrojnë atë në një hapësirë të tendosur dhe të ngushtë ku nuk mund të kalojë energjia “chi”.
Nëse dhoma e ditës është e vogël, atëherë çelni hapësirat rreth saj. Është shumë më praktike që dhomën e ditës dhe kuzhinën ta shndërroni në një hapësirë të përbashkët pa mure që i ndajnë ato, transmeton Telegrafi.
Kalimi i energjisë “chi” është shumë më i lehtë në një hapësirë të vetme të madhe, sesa nëpër disa hapësira të vogla. Nëse dëshironi që dhoma e ditës të duket edhe më e madhe, atëherë vendosni pasqyra në mure.
Pjesët më të rëndësishme të orendive në dhomën e ditës janë garniturat për t’u ulur, dhe ato ndikojnë në gjithë ambientin e dhomës. Dhoma e ndriçuar do t’u ndihmojë që hapësira në të cilën jetoni të jetë pozitive.
Dielli ushqen energjinë “chi” dhe nxit rrymimin e saj. Në këtë mënyrë, që të lëvizë lirshëm energjia “chi”, largoni orenditë e mëdha dhe mos e teproni me tekstil dhe mbulesa.
Keni parasysh se orenditë teknike ndikojnë negativisht në energjinë “chi”, për këtë arsye televizorin vendoseni sa më larg nga vendi ku uleni. Afër televizorit, DVD-së, apo ndonjë aparati tjetër teknik, vendosni domosdo ndonjë bimë me gjethe rrethore, sepse ajo do ta zvogëlojë efektin e tyre negativ.
Që ta shndërroni dhomën tuaj të ditës një vend në të cilin do të kënaqeni dhe relaksoheni, gjatë zgjedhjes së mobileve, kujdes që ato të mos jenë rrethore, si dhe të mos kenë skaje të mprehta. Garniturën për t’u ulur vendoseni pranë murit.
Sa i përket pikturave, vendosni tema gazmore, apo p.sh. një pikturë të bukur të perëndimit të diellit. Zgjedhja e pikturës së mirë ka rëndësi sepse ato kanë efekt pozitiv psikologjik.
Mesi i dhomës, sikurse të gjitha hapësirat tjera, duhet të jetë relativisht i zbrazët. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë – nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë
Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla’ për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare
Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur
Gjashtë këshilla për të rikthyer lumturinë pas momenteve të vështira
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës