LAJMI I FUNDIT:

Autori i plagosjes në Kamëz tentoi t’i vras të gjithë punonjësit e supermarketit

Autori i plagosjes në Kamëz tentoi t’i vras të gjithë punonjësit e supermarketit

Autori i armatosur dhe i maskuar që hyri me automatik dy ditë më parë në një supermarket në Kamëz, kërcënoi të gjithë punonjësit.

Ai kaloi në ngushticat përmes pallateve dhe në katin e parë ndodhej supermarketi. Personi i maskuar u fut brenda, qëlloi me armë dhe doli sërish jashtë. Në këtë moment, punonjësit mbyllin derën. Autori shkon sërish në ngushticën mes pallateve dhe kthehet përsëri në supermarket, duke hapur derën me shkelm.


Në këtë moment, ai i kërcënoi të gjithë që të mos lëviznin. “Do t’iu vras të gjithëve”, shkruan ‘Gazeta Shqiptare’.

Më pas qëlloi sërish me armë, duke lënë të plagosur një 19-vjeçare, e cila mori një plumb në këmbë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pasi u largua nga supermarketi, i armatosuri u përplas në trotuar me një efektiv policie, i cili kalonte rastësisht në rrugë. Autori hapi zjarr edhe ndaj efektivit, por fatmirësisht nuk e kapi asnjë plumb, ndërsa i dyshuari mundi të largohej.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë, të cilat ende vazhdojnë hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorin. Nga pamjet e kamerave të sigurisë, ai duket të jetë i veshur me rroba të zeza dhe atlete të vjetra.

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori