LAJMI I FUNDIT:

Izmaku: EULEX-i nuk e kreu punën mirë

Izmaku: EULEX-i nuk e kreu punën mirë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku ka deklaruar se EULEX duhet të dërgojë njerëz që vërtetë do ta ndihmojnë Kosovën në rrugën drejtë integrimeve euroatlantike.

Ajo ka thënë se nga viti 99 e deri më sot banorët e Vushtrrisë kanë pritur që kriminelët do t’i shohin të burgosur.


“Shpresat e tyre që UNMIK do të bënte këtë u kthyen në zhgënjim. Kur EULEX arriti si mision i ri ishte ringjallje shprese… Çfarë bëri ky mision, një dinamik e do t’i duhen edhe 10 vite për të lëvizur diçka në këtë drejtim. EULEX çfarë bëri me kriminelet serb dhe sa bëri presion tek Serbia t’i arrestoj ata. Jam e vetëdijshme se puna nuk u krye mirë. Pagat nuk e justifikojnë punën e bërë. Merreni besimin tonë, por mos e nënçmoni këtë besim. Sa keq kur kosovaret e dhënë me zemër në vlerat e BE të zhgënjehen nga ju. EULEX duhet të dërgojë njerëz që vërtetë do ta ndihmojnë vendin në rrugën drejtë integrimeve euroatlantike. Mbështes vazhdimin e mandatin me shpresë që ky mandat i ri do të sjellë një shpresë pozitive për vendin tonë”, tha ajo.