Shpeshtësia e urinimit është indikator që tregon se sa i hidratuar është trupi
Qoftë nëse urinoni shumë rrallë apo shumë më shpesh se tjerët, është e rëndësishme të dini se sa shpesh duhet të urinoni brenda një dite.
Normalisht që nuk ka ndonjë numër specifik, mirëpo çfarëdo numri që të jetë mund të tregoj shumë për shëndetin.
Dr. Neil Grafstein i është përgjigjur disa pyetjeve thelbësore për urinimin, transmeton Telegrafi.
Sa shpesh duhet të urinojmë?
Siç e cekem edhe më lart, nuk ka ndonjë numër definitiv se sa herë duhet të urinojmë, mirëpo mesatarisht njerëzit urinojnë të paktën katër herë në ditë, ndërsa maksimumi shtatë herë në ditë.
Nëse urinoni më shpesh se shtatë herë, mos krijoni panik ende…
Ka shumë faktorë që ndikojnë në shpeshtësinë e urinimit, përfshirë hidratimin.
P.sh., nëse konsumoni shumë ujë, do të urinoni më shpesh. Rrjedhimisht, nëse pini alkool apo kafe do të shkoni në tualet më shumë.
A ekziston diçka e tillë si urinimi shumë i shpeshtë?
Fatkeqësisht, po! Nëse urinoni 11 herë në ditë ose më shumë pasi të keni konsumuar dy litra lëngje, kjo do të thotë se keni problem me shpeshtësinë e urinimit. Kjo mund të jetë si pasojë e aktivitetit të lartë të fshikëz, e që rezulton në nevojën të urinoni më shpesh.
Mirëpo, për këtë problem Dr. Grafstein thotë se mund ta zgjidhim duke e ushtruar fshikëzën tonë.
Fakte tjera për urinimin:
– Mbajtja e urinës nuk është e keqe për shëndetin, përveç kur fillon t’ju sjell dhimbje
– Sidoqoftë, nëse krijoni shprehi ta mbani urinën për kohë të gjatë kjo do t’ju rrit rreziqet për infeksione në fshikëz.
– Urina normale dhe e shëndetshme mban ngjyrën të verdhë transparente
– Disa ushqime bëjnë që urina juaj të ndryshoj ngjyrë, si raveni që e bën të merr ngjyrë kafe apo të zezë. Gjithashtu ngrënia e manaferrave e bën urinën të merr ngjyrë rozë.
– Urina është 95 për qind ujë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron