LAJMI I FUNDIT:

11 persona në Indi dënohen me burg të përjetshëm

11 persona në Indi dënohen me burg të përjetshëm

Gjykata në Indi i ka dënuar me burgim të përjetshëm 11 persona për shkak të asaj që kanë bërë gjatë masakrës famëkeqe në vitin 2002 kundër myslimanëve në Gujarat.

Nga 24 personat e gjykuar, 12 janë dënuar me shtatë vite burg, ndërsa një me dhjetë vite burg.

Gjatë sulmit, 69 njerëz u masakruan dhe u dogjën nga turma.


Më shumë se 1 000 njerëz, shumica myslimanë, vdiqën në këto trazira nga shpërthimi i një zjarri në një tren i cili mbyti 60 pelegrinë hindu.

Kritikët e kryeministrit në atë kohë, Narendra Modi thonë se ai kishte ndenjur duarkryq gjatë zhvillimit të ngjarjeve.

Gjykata speciale në Ahmedabad e quajti incidentin si “ditën më të zezë në historinë e shoqërisë civile”.

Sidoqoftë, Zakia Jafri, gruaja e Ehsan Jafri, një politikan mysliman dhe formues i Kongresit, i cili është njëri ndër të vdekurit, ka shprehur zhgënjimin e saj në lidhje me dënimet e shqiptuara.

“Isha aty kur u vra Ehsan Jafri, kjo nuk quhet drejtësi aspak,” ka thënë ajo.

Të mbijetuarit e masakrës së Gulbarg-ut, thonë se ai u mundua që të qëllonte me armë për t’u vetëmbrojtur gjatë kohës kur turma po e sulmonte kompleksin.

Zonja Jafri ka thënë se burri i saj i kishte telefonuar zotëri Modit për ndihmë por ai kurrë nuk erdhi.

Modi e ka mohuar gjithnjë se ka pasur dorë në ngjarje dhe asnjëherë nuk ka kërkuar falje.

Gjithashtu, paneli i gjykatës supreme ka refuzuar që ta arrestonte në 2013, duke thënë se nuk kishte prova të mjaftueshme.

Dhuna u hetua nga policia e Gujaratit dhe nga një Ekip Special për Hetime të Pavarura(SIT), i zgjedhur nga gjykata supreme në 2008. Masakra e Gulbarg ishte njëra ndër dhjetë çështjet kyqe e hetuar nga SIT. /kp/

Në trend Botë

Më shumë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

Amerika
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Kalo në kategori