LAJMI I FUNDIT:

Iran, 15 viktima gjatë përleshjeve të Gardës me kurdët

Iran, 15 viktima gjatë përleshjeve të Gardës me kurdët

Agjencitë e lajmeve të Iranit kanë raportuar se 15 persona janë vrarë, prej të cilëve 12 kurdë dhe tre pjesëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit gjatë luftimeve në mes të rebelëve kurdë dhe Gardës Kombëtare.

Rebelët e kanë kaluar kufirin duke kryer veprime të “sabotazhit” në pjesën veriperëndimore të Iranit, pjesë ku janë përballur me Gardën, raportojnë agjencitë e lajmeve Fars dhe Tasnin.


Oshnavieh gjendet rreth 20 kilometra larg rajonit autonom kurd në Irakun verior.

Zyrtari më i lartë i policisë së Iranit, Gjeneral Hossein Ashtari, ka thënë se luftëtarët e vrarë janë pjesëtarë të Partisë së Jetës së Lirë të Kurdistanit, një grup kurdo-iranian që ka lidhje të afërta me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, parti kjo e deklaruar e jashtëligjshme në Turqi.

“Një sasi e madhe armëve dhe municionit janë konfiskuar nga ky grup terrorist”, ka thënë Ashtari për Tasnim, transmeton Evropa e Lirë.

Megjithatë, Mohammed Nazif Qadiri, pjesëtar i Partisë Demokratike të Kurdistanit iranian, i ka thënë Associated Press se luftëtarët i takojnë organizatës së tij.

Qadiri gjithashtu ka thënë se kurdët kanë vrarë mbi 12 pjesëtarë të Gardës, përfshirë një kolonel.

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Botë

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Nëse presidenti Raisi është gjallë, media shtetërore do ta konfirmonte menjëherë – ish-ministri britanik vjen me një vështrim rreth situatës në Iran

Nëse presidenti Raisi është gjallë, media shtetërore do ta konfirmonte menjëherë – ish-ministri britanik vjen me një vështrim rreth situatës në Iran

Botë
Pas plagosjes së Robert Ficos, kërcënohet me vrasje edhe kryeministri polak

Pas plagosjes së Robert Ficos, kërcënohet me vrasje edhe kryeministri polak

Evropa
Kalo në kategori