Analisti Alex Young ka shkruar një koment të tij mbi zhvillimin në Kosovë e më saktë, rreth dialogut Kosovë-Serbi. Ai këtë dialog e cilëson si të mbërritur në fund të tij dhe për më tepër edhe pa zgjidhje. Kjo pasi analisti deklaron se marrëveshjet e arritura nuk janë zbatuar edhe pse ky dialog është paraqitur si arritja më e madhe e diplomacisë evropiane.
Ishte deklaruar si një nga arritjet më të shndritura të diplomacisë së BE-së dhe fuqisë së butë-e që supozohej të ishte një pajtim ndërmjet dy palëve dikur në përleshje.
Baronesha Cathrine Ashton, atëherë Përfaqësuese e Lartë për Politikë të Jashtme, ishte ajo që nisi këto bisedime.
Ivica Daçiq (ish zëdhënës i diktatorit serb, Sllobodan Millosheviq) dhe Hashim Thaçi (ish lider politik i UÇK-së) madje edhe ishin përmendur për çmimin Nobel për paqe.
Tash, tri vjet pas arritjes së marrëveshjes kornizë në Bruksel, dialogu ndërmjet Serbisë dhe asaj që ajo e quan provincë të veten, por tani shtet i pavarur i Kosovës, ka mbërritur në fund.
Shumë nga kjo marrëveshje ende mbesin të pazbatuara, derisa shumë çështje të ndjeshme-siç është edhe prona (në mënyrë të veçantë kompleksi minerar i Trepçës) dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB (një kusht i Gjermanisë ky për Serbinë)-do të thotë largim nga dhoma e bisedimeve. Njohja e Kosovës nga Serbia është megjithatë një ëndërr e largët.
Një marrëveshje për normalizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në mes të dy vendeve, u arrit gushtin e kaluar, por e cila është bërë bllokuar. I shumëprituri, Asociacioni / Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe, të cilat do të forcojë qeverisjen dhe një “mbikëqyrje të plotë”, në fushat kryesore , është kundërshtuar me forcë nga lëvizja nacionaliste kosovare Vetëvendosje . Edhe pse Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi se shumë elemente të Asociacionit / Bashkësisë të propozuar, nuk ishin në linjë me Kushtetutën e Kosovës, Beogradi insiston që ajo të krijohet, siç është rënë dakord më parë.
Kosova mbetet pa kod ndërkombëtar telefonik, pavarësisht nga një marrëveshje mbi telekomunikacionin; ndërsa rivitalizimi i urës kryesore – një simbol i ndarjeve etnike në qytetin verior të Mitrovicës – ka ngecur.
Vijat paralele
Ndërkohë, Beogradi ka bërë lëvizje për të përforcuar të ashtuquajturat strukturat e saj ‘paralele’ në veri , të cilat kryejnë pjesën më të madhe të shërbimeve publike.
Këto Këshilla të Përkohshme Komunale, janë të emëruara drejtpërdrejt dhe të financuara nga Beogradi, edhe pse shumica e përfaqësuesve të tyre marrin paga edhe nga Prishtina.
Kontrollimi gjithnjë e më i madh i tyre nga Partia e Serbisë në pushtet, ajo Përparimtare Serbe (SNS), këto struktura përbëjnë praninë e përditshme të Beogradit në Kosovë.
Derisa ka kryetarë dhe asamble komunale brenda kuadrit ligjor të Kosovës, nuk ka struktura funksionale komunale.
Veriut gjithashtu i mungon një gjyqësor plotësisht funksional – integrimi i gjykatësve dhe prokurorëve serbë është pothuajse një vit pas afatit – duke bërë që krimet më të rënda të mbesin të pa ndëshkuara.
Pjesë e strategjisë së Beogradit ka qenë edhe zhvendosja e serbëve nga lista e saj e pagave në atë të buxhetit të Kosovës.
Ish policët serbë që punuan në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë tani mbajnë stemën e Kosovës, pasi plotësisht u integruan në strukturat e saj policore .
Pothuajse 500 anëtarë të Mbrojtjes Civile – të cilësuara nga Prishtina si një ” formacion paraushtarak”, – janë integruar në agjenci të ndryshme të Kosovës dhe ministri , edhe pse shumica nuk dihet ende nëse kryejnë ndonjë punë. Përfundimisht, kjo do të bëjë Prishtinën të fillojë të pyes se për çfarë në të vërtetë duhet të paguajnë ata, transmeton Lajmi.net.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova