LAJMI I FUNDIT:

Topalli: EULEX-i e cënon sovranitetin e Kosovës

Topalli: EULEX-i e cënon sovranitetin e Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli, e ka cilësuar si të dështuar misionin e Bashkimit Europian në Kosovë “EULEX”-in.

Në një debat në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, përballë kolegut të tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sadri Ferati, Topalli u shpreh se sovraniteti i vendit cenohet nga veprimtaria e këtij misioni për sundim të ligjit në Kosovë.


“Kosova është shtet i pavarur prej vitit 2008, misioni i EULEX-it në Kosovë është një mision i dështuar. Në fillim të këtij misioni është thënë që do të ndiqen peshqit e mëdhenj. Ky mision asnjëherë nuk i kapi peshqit e mëdhenj. Është një ndër misionet më të shtrenjta jashtë BE-së, i ka kushtuar 1 miliardë e 200 milionë”, tha ai.

“Kosova është një vend sovran e përmes këtij misioni ky sovranitet cungohet. Këto që ka bërë EULEX-i në Kosovë janë shumë pak me ato që janë premtuar në fillim, edhe raporti i progresit për vite me radhë është kritikuar vazhdimisht gjyqësorin, pra nuk kemi ndonjë përparim”, ka konstatuar deputeti i Vetëvendosjes, Faton Topalli.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori