LAJMI I FUNDIT:

Maserati Quattroporte që lansohet më 2017, vjen me shumë ndryshime në pjesën e përparme

Maserati Quattroporte që lansohet më 2017, vjen me shumë ndryshime në pjesën e përparme

Prodhuesi italian i veturave Maserati, ka njoftuar se Quattroporte që lansohet gjatë vitit të ardhshëm, do të kenë ndryshime rrënjësore në pjesën e përparme.

Pa dalë nga tiparet e Maseratit, modelet e reja do të kenë ndryshime në pjesën e grillit, si dhe zgjerim të pjesëve anësore, transmeton Telegrafi.


Pos që do të shtojnë aerodinamikën, këto ndryshime do të ndihmojnë edhe në ftohjen e pjesës së brendshme, ku është motori dhe pjesët tjera të makinerisë.

Pa treguar se çfarë ndryshime tjera do të ketë, është njoftuar se ky model do të del në treg me ngjyrë të bardhë apo të zezë, që të dyja pa shkëlqim.