LAJMI I FUNDIT:

Qytetarë nga pjesë të ndryshme të Kosovës pritet t’i bashkohen protestës në Prizren

Qytetarë nga pjesë të ndryshme të Kosovës pritet t’i bashkohen protestës në Prizren

Protesta qytetare për të kërkuar llogari nga institucionet lokale dhe qendrore për vdekjen e tre vjeçares, Xheneta Gashi do t’i ketë dy kërkesa: dorëheqjen e kryetarit të Komunës së Prizrenit dhe dy ministrave të Qeverisë së Kosovës, atij të Kulturës dhe atij të Planifikimit Hapësinor, si dhe ndjekjen penale të të gjithë përgjegjësve institucional që me mosveprimin e tyre shkaktuan tragjedinë.

Thirrjes për protestë në Prizren për të kërkuar llogari për tragjedinë e javës së kaluar po i përgjigjen edhe shumë organizata nga qytete të ndryshme të Kosovës.

“Deri në këtë moment, këto organizata janë deklaruar se e përkrahin dhe i bashkohen protestës së Prizrenit: Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile – KCSF, Instituti GAP, Iniciativa për Progres – INPO, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë – QKSS, Forumi për Iniciativa Qytetare – FIQ, Anibar, Grupi për Studime Juridike dhe Politike – GSJP, Lëvizja FOL, Qendra për Politika dhe Avokim – QPA, Syri i Vizionit, Instituti për Politika Zhvillimore – INDEP, Klubi Politik i Studentëve, Instituti Demokraci për Zhvillim – D4D, Internews Kosova, BIRN Kosova, 7 Arte dhe Integra”, thuhet në njoftim e organizatës “Ec ma ndryshe”.


“Ne kërkojmë që rasti i neglizhencës institucionale që prodhoi tragjedinë e javës së kaluar të diskutohet si pikë e veçantë e rendit të ditës në seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës. Për këtë, i ftojmë deputetët e Kuvendit të Kosovës që vijnë nga Prizreni që sa më parë të marrin këtë nismë për debat parlamentar për tragjedinë e Prizrenit. Gjithashtu, i bashkohemi thirrjes së nënës së Xheneta Gashit për drejtësi për vajzën e saj dhe e konsiderojmë si qëndrim shumë të dinjitetshëm refuzimin e saj për të pranuar ndihmën financiare nga Komuna e Prizrenit. Në këtë rast, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të vullnetit të mirë për solidarizim me nënën e Xhenetës, e cila ka apeluar për ndihmë nga qytetarët për të siguruar një kulm të sigurt mbi kokë. Ky qëndrim i saj është thirrje për të gjithë qytetarët, të cilët nesër me pjesëmarrjen e tyre në protestë do të kërkojmë llogari nga institucionet e shtetit për këtë tragjedi”, thuhet më tej në njoftim.

Ndryshe, protesta do të mbahet më 15 qershor 2016, e mërkurë, në Sheshin Shadërvan të Prizrenit dhe fillon në orën 12.00. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Lajme
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Lajme
Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kalo në kategori