Frank Valter Steinmeier, ministri i Jashtëm gjerman, ndodhet sot në Tiranë për një vizitë zyrtare. Bëhet e ditur se kryediplomati gjerman do të qëndrojë vetëm 6 orë në kryeqytetin shqiptar dhe axhenda e tij parashikon vetëm tre takime, me Ditimir Bushatin, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha. Temë kryesore e takimit është bashkëpunimi bilateral Shqipëri-Gjermani, zhvillimet në rajon por edhe reforma në drejtësi.
Në konferencën e përbashkët me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, Steinmeier u shpreh se ka ardhur në Tiranë për reformën në drejtësi. “Në raportin e vjeshtës së Komisionit Europian vendosim pozitivitet dhe mangësitë. Nëse një nga mangësitë do të jetë reforma në drejtësi atëherë procesi i anëtarësimit nuk do të ecë shpejt. Jam këtu për të thënë se kjo është situatë në të cilën të gjithë palët duhet të mendojnë për të ardhmen e vendit. Debatet për sistemin e drejtësisë duhet të zhvillohen “fair play” si në futboll”, tha ai.
Më tej ministri gjerman tha se Shqipëria ka bërë progres në rajon, duke marrë edhe iniciativa të vetat me fqinjët. Sipas tij, procesi i Berlinit nuk mbeti një ngjarje e vetme por u mor dhe u vijua.
“Një element i rëndësishëm i këtyre takimeve në kuadër të procesit të Berlinit është që ne kemi rënë dakord jo vetëm të rrisim nivelin e bashkëpunimit por dhe të afrojmë të rinjtë. Ne do të krijonim një institucion të shkëmbimit rinor që do të ketë qendrën në Tiranë. Do kisha kënaqësinë që shumë të rinj nga vendet e rajonit të afroheshin me njeri-tjetrin dhe të largonin paragjykimet”, tha ai.
Në fjalën e tij, diplomati gjerman foli edhe për reformat në Shqipëri, duke deklaruar se projekti aktual që është në tryezën e bisedimeve jep garanci. Steinmeier kërkoi miratimin sa më të shpejtë të reformës në drejtësi. “Jam shprehur hapur për reformat. Jo se ne, në Gjermani duam të bëjmë sikur i dimë më mirë gjërat por se duam që ky vend të përparojë në rrugën e integrimit”, tha ai.
“Ne në Gjermani jo vetëm që e kemi ndjekur me vëmendje procesin e zhvillimit në Shqipëri, por edhe janë bërë reforma të dukshme. Por përpjekjet e reformave mund të mbetet të paplota nëse nuk ndërmerret një reformë në sistemin e drejtësisë. Jo vetëm ne por edhe ekspertë të ndryshëm si ata të Venecias janë përpjekur ta pasurojnë këtë proces. Mendoj që ajo që është në tryezë është një projekt që jep garanci dhe do të krijojë premisa për luftën kundër korrupsionit dhe shpresoj që ky projekt të mos mbetet në mes të rrugës por të miratohet që reforma në drejtësi të përmbyllet sa më shpejt”, vijoi ministri i Jashtëm gjerman.
Duke treguar eksperiencën e tij në opozitën gjermane, Steinmeier tha se të bërit opozitë nuk ka parasysh gjithmonë refuzimin, por dhe bashkëpunimin me qeverinë.
“Bashkangjitur asaj që tha kolegu Ditmir, nëse njerëzit pyeten për të mbështetur ose jo reformën në drejtësi, por pas mbështetjes kaq të gjerë, duhet krijimi i një sistemi drejtësie të pavarur, të mos orientohet nga interesat vetjake, por të mbrohen interesat e qytetarëve. Unë e kam përjetuar vetë kur kam qenë në opozitë dhe kritikat janë të ashpra dhe të ashpra janë dhe zgjedhjet. Në opozitë nuk fitohet gjithmonë duke refuzuar. Kur kam qenë në opozitë në 2004-2009, kam përjetuar kur Europa ka qenë në një krizë të rëndë, por kam rënë dakord me masat e qeverisë, që në Gjermani u kritikuan shumë, por ne i mbështetëm sepse mbajtëm Europën së bashku, sidomos sa i përket financave”, tha ai.
Ndërsa ministri Bushati deklaroi se “reforma në drejtësi është një shans për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian”. Sipas tij, sistemi sot është një përzierje mes korrupsionit dhe padrejtësisë”.
“Me miratimin e reformës në drejtësi do të kemi edhe ndarjen me epokën e tranzicionit, e rëndësishme është edhe cilësia e reformës, po ne jemi duke marrë nga përvojat e vendeve të BE-së”, tha Bushati. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare – të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe