LAJMI I FUNDIT:

Bien çmimet e prodhimit në Kosovë

Bien çmimet e prodhimit në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar indeksin e çmimeve të prodhimit për tremujorin e parë të këtij viti, ku theksohet se indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë pësoi rënie prej -0.6% ndërmjet tremujorit të parë të këtij vit dhe tremujorit të katër të vitit që shkoi.

Rënie më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: produktet minerale jometalike (-7.6%); mjetet motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmërimorkiove (-7.5%); mobilievet (-0.9%); xeheroret dhe guroret e tjera (-0.7%); druri dhe prodhimet e tij dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (-0.6%); lëkura dhe prodhimet prej saj (-0.4%); prodhimet e gomës dhe plastikës (-0.3%); dhe prodhimi i letrës dhe prodhimeve prej saj (-0.1%).

Sipas ASK-së, rënia u neutralizua nga ngritja e çmimeve te: nxjerrja e xehes së metalit (6.1%); prodhimi i pijeve (1.6%); prodhimet e fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (0.9%); prodhimet ushqimore (0.7%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (0.5%); prodhimi i metaleve (0.4%); prodhimet kimike (0.1%); dhe prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (0.1%).


“Krahasuar TM1 2016 me TM1 2015, çmimet e prodhimit u ulën në një mesatare prej (-0.5%). Rënia më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike ishin te: prodhimi i mjeteve motorike (të transportit) rimorkiove dhe gjysmërimorkiove (-7.0%); prodhimet minerale jometalike (-6.6%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (-4.5%); nxjerrja e xehes së metalit (-4.0%); prodhimi i metaleve (-3.7%); prodhimi i letrës dhe i produkteve të saj (-3.0%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të tij dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gëshetuara – thurëse (-2.7%); xeheroret dhe guroret e tjera (-0.7%); prodhimet kimike (-0.6%); prodhimi i mobilieve (-0.6%); dhe prodhimet e gomës dhe të plastikës (-0.3%)”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

Rënia u neutralizua nga ngritja e çmimeve te prodhimi i pajisjeve elektrike (3.7%); prodhimi i letrës dhe produkteve të saj (2.8%); prodhimi i pijeve (1.7%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (1.6%); prodhimi i produkteve ushqimore (0.6%); dhe prodhimet e fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (0.1%). /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Edhe sllovenët bojkotojnë dyqanet shkaku i çmimeve të larta

Edhe sllovenët bojkotojnë dyqanet shkaku i çmimeve të larta

Botë
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s

Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s

Ekonomi
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

Ekonomi
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës

Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës

Ekonomi
Evropiani më i pasur,

Evropiani më i pasur, "i zemëruar me qeverinë franceze" - mendon të investojë më shumë në Amerikën e Trumpit

Botë
Kalo në kategori