LAJMI I FUNDIT:

Truk për të mësuar më shpejt Mjeshtërojeni artin e mësimit me teknikën “Feynman”

Truk për të mësuar më shpejt Mjeshtërojeni artin e mësimit me teknikën “Feynman”

Richard Feynman, fizikan i famshëm dhe person që mëson shpejt, ka shpikur një metodë efektive për të mësuar.

Në librin biografik për të, autori James Gleick e shpjegon teknikën e njohur si “Teknika Feynman.”

Zgjidhni konceptin


Shkruajeni konceptin të cilin dëshironi ta mësoni në fillim të një faqe të pastër. Koncepti mund të jetë çdo gjë që dëshironi, duke filluar nga sistemi diellor e deri tek Lufta e Dytë Botërore. Është mirë t’i shkruani gjërat që veçse i dini rreth asaj teme, e gjithashtu edhe ato që nuk i dini, transmeton Telegrafi.

Pretendoni kinse jeni duke ia mësuar konceptin një studenti

Shpjegojeni temën në fletë sikurse të jeni duke ia mësuar dikujt tjetër. Thjesht, shpjegojeni atë në atë mënyrë që do t’ia kishit shpjeguar një pesë vjeçari. Kësisoj do t’i kuptoni më mirë pjesët që i kishit të paqarta.

Shikoni në libra nëse nuk i dini

Nëse veç e gjeni veten që keni ngecë, nuk jeni të aftë të rikujtoni apo nuk mund ta shpjegoni një pjesë të caktuar, atëherë mund ta lexoni librin apo burimin e materialit. Mësojeni dhe lexojeni derisa ta shpjegoni më mirë në fletë.

Thjeshtësojeni dhe përdorni analogji

Përdorni analogjitë për ta lidhur konceptin që jeni duke e mësuar me gjërat që veçse i dini. Lidhja e informacioneve të reja me ato që veçse i keni në mendjen tuaj sjell shumë përfitime. Kjo do t’ju mundësoj ta kuptoni konceptin më mirë, e gjithashtu do t’ju ndihmoj t’i mbani mend gjërat më lehtë. /Telegrafi