LAJMI I FUNDIT:

Përmbytet Durrësi në mes të qershorit

Përmbytet Durrësi në mes të qershorit

Reshjet e dendura të shiut që kanë nisur prej orëve të para të mëngjesit të sotëm kanë shkaktuar probleme të mëdha në Durrës. Ndonëse mes qershori, një mot me stuhi ka përfshirë të gjithë qytetin.

Shumë rrugë dhe trotuare janë zgjuar nën pushtetin e ujit, duke vështirësuar qarkullimin dhe aktivitetin normal të jetës së qytetit në këtë ditë të parë të javës. Rrugët e përmbytura kanë krijuar mjaft probleme, veçanërisht për drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët.

Vërshimit të ujit në trotuare dhe katet e para të godinave nuk i kanë shpëtuar as bizneset, ndërsa ka pasur ndërprerje të shkurtra të energjisë në zona të ndryshme.


Reshjet kanë shkaktuar probleme dhe në zonat rurale të Durrësit, ku janë dëmtuar bimët dhe tokat bujqësore, ndërsa në portin më të madh të vendit situata paraqitet normale dhe dy tragetet e linjës së Barit kanë mbërritur në kohë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rrëfimi i dy paraguajanëve që mahniten me sakrificën e familjes Jashari kur vizitojnë Prekazin

Rrëfimi i dy paraguajanëve që mahniten me sakrificën e familjes Jashari kur vizitojnë Prekazin

Sociale
Qeveria për deklaratat e Sarrazinit: Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Qeveria për deklaratat e Sarrazinit: Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Lajme
Mangani në rritje, eksperti i ujërave tregon zgjidhjen për Liqenin e Badocit

Mangani në rritje, eksperti i ujërave tregon zgjidhjen për Liqenin e Badocit

Lajme
Pse ndërkombëtarët nuk e kanë më vëmendjen tek Kosova?

Pse ndërkombëtarët nuk e kanë më vëmendjen tek Kosova?

Lajme
Gashi: Skandal nëse Ridvan Muharremi nuk do të intervistohej, lidhja e tij me Kurtin përmes restorantit

Gashi: Skandal nëse Ridvan Muharremi nuk do të intervistohej, lidhja e tij me Kurtin përmes restorantit

Lajme
Sulmi në Banjskë, KFOR: Policia udhëhoqi reagimin e menjëhershëm, ne dhe EULEX-i ishin të gatshëm për mbështetje

Sulmi në Banjskë, KFOR: Policia udhëhoqi reagimin e menjëhershëm, ne dhe EULEX-i ishin të gatshëm për mbështetje

Siguri
Kalo në kategori