Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se Kosova ballafaqohet me probleme ekonomike si: deficiti i lartë tregtar, papunësia e lartë dhe investimet e huaja jo të mjaftueshme.
Ai këto i tha në punimet e samitit dyditor “Stabiliteti financiar rajonal në rrethana të ndryshueshme globale”, që është mbajtur në Beçiq të Malit të Zi.
Duke marrë pjesë në panelin diskutues të guvernatorëve “çelësi i sfidave të politikës monetare dhe të mbikëqyrjes bankare në vitin 2016”, guvernatori Hamza është shprehur se “në Kosovë kemi një rritje ekonomike ndër më të lartën në rajon, e cila sillet mesatarisht, prej 3.8-4 %, e cila si rritje duket e lartë, por për një ekonomi të vendit tonë, bazuar në zhvillimin ekonomik të saj, nuk mjafton”.
“Ballafaqohemi me deficit të lartë tregtar, papunësia po ashtu e lartë, investime të huaja jo të mjaftueshme”, tha ai.
Hamza u përqendrua në sistemin bankar në vend, i cili është i përbërë prej 10 bankave, prej tyre tetë me kapital të huaj dhe dy vendore, ndërkohë tri banka më të mëdha vijnë nga vendet e BE-së dhe kanë sjellë përvoja të mira të bankingut modern.
Sipas guvernatorit Hamza, Kosova renditet e para me shkallën më të ulët të kredive jopërformuese të cilat këtë vit kanë shënuar shifrën e 5.6% e që janë një tregues i mirë i shëndetëshmërisë së sistemit.
Ai u shpreh se kreditimi mund të rritet edhe më tej por që i takon biznesit që të konkurkurojnë me plane të detajuara dhe plane të mira biznesi në mënyrë që të jenë atraktiv edhe për bankën përkatëse që do të ofron kredi.
Ndërsa i pyetur në debatin rreth temës së shkallës së ulët të kredive me probleme që i ka Kosova, guvernatori Hamza theksoi se si përparësi e një përformance të tillë është fakti se “kemi të bëjmë me një sistem të ri bankar të ndërtuar mbi bazën enjë bankingu bazuar në rregullativën moderne, ku spikatin bankat që ushtrojnë aktivitet në vend kanë sjellë përveç kapitalit të tyre monetar edhe përvojat dhe praktikat më të mira të bankingut modern”.
“Bankat janë më të kujdesshme në vlerësimin e lëshimit të një kredie pa ua bazuar mirë në planin e biznesit të asaj kredie. Që nga paraqitja e krizës, BQK ka realizuar në vazhdimësi stres testet duke u bazuar në shembujt e vendeve që kanë përjetuar krizën. Rol jashtëzakonisht të madh po luan edhe rregullativa dhe korniza ligjore e përafruar më atë të BE-së. Sistemi bankar në vend ka marrë asistencë të vazhdueshme ndërkombëtare, e cila ka ndihmuar në ndërtimin e një mbikëqyrje të bazuar në rregullativë moderne dhe strikte. Piku i kredive joperformuese ka qenë diku në 8.7 % që ishte po ashtu më i ulëti se shumica e vendeve të rajonit që përballën me një shifër dyshifrore të këtyre kredive”, tha ai./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik në Davos, do të nënshkruajë marrëveshjen e tregtisë së lirë me EFTA-n
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!