Ju shikon në sy dhe ju gënjen? Këto janë shenjat më të sigurta, të cilat e zbulojnë gënjeshtarin!

Dikë do ta zbulojnë lëvizjet e trupit shumë më tepër sesa ai dëshiron, madje edhe atëherë kur përpiqet të fshehë diçka.
Me ndihmën e lëvizjeve të trupit dhe shprehjes së fytyrës mund të zbuloni a po ju gënjen dikush – në ambientin e punës, në marrëdhëniet me miqtë apo edhe në lidhjet dashurore.
Mbulimi instinktiv i gojës është njëra ndër lëvizjet klasike të njerëzve të cilët bëhen gati të gënjejnë.
Mendoni që është e vështirë të zbuloni gënjeshtarin? Vërtet nuk është ashtu, natyrisht nëse dini të lexoni midis rreshtave.
1. Një fjalë e urtë thotë që gënjeshtarët shmangin kontaktin e drejtpërdrejtë me sy, mirëpo megjithatë jini të kujdesshëm – shumica e gënjeshtarëve e dinë këtë gjë dhe qëllimisht ju shikojnë drejt në sy. Nëse ju duket që këtë gjë dikush po e thekson shumë, edhe kjo mund të jetë shenjë se po ju gënjen.
2. Ç’bën bashkëbiseduesi juaj me buzët? Nëse i kafshon, shtrembëron apo i lëpin, është më se sigurt se po ju gënjen.
3. Gënjeshtarët kanë zakon të prekin fytyrën e tyre në momentet kur e thonë të pavërtetën. Posaçërisht shpesh prekin hundën.
4. Nëse bashkëbiseduesi shpesh rrudh krahët, sillet dhe tregon shenja shqetësimi apo i kryqëzon duart, është më se e sigurt që po ju gënjen.
5. Gënjeshtarët shpesh derisa flasin belbëzojnë apo hamenden, zvarrisin fjalët, flasin ngadalë dhe thonë fjalë të panevojshme me të cilat zgjasin bisedën e tyre.
6. Herë-herë para se të përgjigjen detyrohen të bëjnë pauzë të shkurtër thjesht në mënyrë që të kujtohen për informatat që u nevojiten, andaj mos i sulmoni menjëherë. Mirëpo nëse personi (ndërkaq kjo gjë posaçërisht shpesh ndodh në lidhjet dashurore) përgjigjet si robot, përkatësisht keni ndjenjën që vazhdimisht i flet fjalitë e njëjta, është më se e sigurt që gënjeshtrën e ka përgatitur që më parë.
7. Nëse personi jep informacione të shumta edhe para se ta keni pyetur, është më se e sigurt që diçka po fsheh dhe që informatat e bollshme të cilat i paraqet i përdor ekskluzivisht si mbrojtje nga sanksionet eventuale.
8. Kur i ballafaqoni me faktin që duhet të bëjnë diçka që nuk do të duhej të bënin, gënjeshtarët do të marrin qëndrim sulmues.
9. Kur i përgjigjen pyetjes e cila i ngarkon për ndonjë vepër të pamirë, gënjeshtarët nuk përdorin përgjigje të shkurtra siç bëjnë shumica e njerëzve. Ata përgjigjen me fjali të gjata.
10. Gënjeshtarët do t’u përgjigjen pyetjes duke përdorur fjalë të njëjta të cilat ju i keni thënë apo do të zgjedhin opsionin e kundërpyetjeve. Kjo është edhe një teknikë e fshehjes së gënjeshtrave të tyre.
11. Nëse vërtet nuk janë të detyruar, gënjeshtarët nuk do të përdorin deklaratat në veten e parë.
12. Gënjeshtarët shpesh i theksojnë shumë detajet në tregimet e tyre, madje edhe nëse ajo nuk ka kurrfarë lidhje me pyetjen kryesore.
13. Shumë shpejt gënjeshtarët ndërmjet vetes dhe bashkëbiseduesit vënë ndonjë objekt që t’u qëndrojë afër (librin, ndonjë filxhan apo laptopin). E bëjnë këtë në mënyrë të pavetëdijshme në mënyrë që të mbrohen.
14. Gënjeshtarët kanë qejf të përdorin fjalët të cilat forcojnë “sinqeritetin” e tyre, andaj jo rrallë mund t’i dëgjoni se si flasin: “Të jem krejtësisht i sinqertë”, apo “Betohem me çdo gjë që më është e shenjtë”.
15. Nëse dyshoni që bashkëbiseduesi po ju gënjen, në një moment befasisht ndryshoni temën e bisedës. Nëse personi ju gënjen, do të shihni një lehtësim në fytyrën e tij. Nëse personi ju ka thënë të vërtetën, do të vëreni që është i hutuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mbroni bimët gjatë të ftohtit: Çfarë është e rëndësishme për të gjitha barishtet që janë jashtë

Udhëzime të rreme për pastrimin e çizmeve: Do t’i shkatërroni dhe do të mbeten njollat e përhershme

Në bregdetin e Gjirit Persik ndodhet qyteti që shënon rritjen më të shpejtë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Në bregdetin e Gjirit Persik ndodhet qyteti që shënon rritjen më të shpejtë

Udhëzime të rreme për pastrimin e çizmeve: Do t'i shkatërroni dhe do të mbeten njollat e përhershme
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Ata janë një hap përpara të tjerëve, shenjat e zodiakut që janë të pamundura për t'u manipuluar
Yjet me koeficient të inteligjencës mbi mesataren

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë