LAJMI I FUNDIT:

Vret macen, pasi nuk ka çfarë t’i bëjë shtetit! (Video)

Vret macen, pasi nuk ka çfarë t’i bëjë shtetit! (Video)

Një familje rome, që jetonte në një fshat të vogël të regjionit Tula Oblast të Rusisë, është dëbuar me dhunë nga shtëpia ku banonte, meqenëse janë lidhur paligjshëm në një furnizues gazi.

Meqenëse ata kanë rrezikuar rëndë jetën e vet dhe të fqinjëve, është urdhëruar që ata të largohen nga objekti që e shfrytëzonin për banim, i cili po ashtu nuk u përkiste atyre, transmeton Telegrafi.


Por, në momentin ku forcat policore kanë shkuar t’i largojnë, një burrë e ka marrë një mace dhe e ka përplasur për muri duke e lënë në vend të ngordhur.

“Kjo mace e vogël është po ashtu një person”, dëgjohet duke thënë ai, në këtë veprim të pakuptueshëm.

Pos që ka mbetur pa shtëpi, ai rrezikon edhe njëmijë euro dënim dhe deri në tri vite burg, për shkak të mizorisë mbi kafshë. /Telegrafi/