Policia e Kosovës, gjatë një operacioni në rajonin e Pejës ka arrestuar 7 persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “trafikim me njerëz”.
“Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Pejë, me datën 9 qershor 2016, ka realizuar një operacion policor të suksesshëm, i cili ka rezultuar me arrestimin e 7 personave të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘trafikim me njerëz’”, thuhet në njoftimin për media.
Ky operacion policor është realizuar me urdhëresë të Prokurorisë ku është bërë kontrolli i një kafiterie, në të cilën dyshohej se po ushtrohej veprimtaria e kundërligjshme e trafikimit me njerëz, me ç’rast është bërë edhe identifikimi i një viktime të trafikimit.
Nën dyshimin e bazuar për përfshirje në vepër penale me këtë rast janë arrestuar:
B. O. lindur me 1984 m/sh/Kosovës
S. Xh. lindur me 1996 m/sh/Shqipërisë
E. T. lindur me 1990 f/sh/Shqipërisë
M. I. lindur me 1993 f/sh/Shqipërisë
Xh. Sh. lindur me 1993 f/sh/Shqipërisë
M. H. lindur me 1991 f/sh/Shqipërisë
J. Q. lindur me 1988 f/sh/Shqipërisë
Gjatë këtij operacioni si prova materiale janë sekuestruar:
• 1195 euro
• shtatë (7) telefona celularë
• një (1) fletore me shënime që lidhen me rastin.
Të arrestuarit me vendim të prokurorit janë ndaluar në mbajtje prej 48 orëve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA shuplakë Dodikut dhe Vuçiqit: Deklarata “gjithëserbe” sulm i rrezikshëm ndaj Dejtonit dhe institucioneve të Bosnjës
Anulohet vizita e Bernard Kouchner në Kosovë
Televizioni zviceran SRF me kronikë për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës
Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Srpska: S’është qëndrimi ynë
Rama "këshillon" Kurtin për të dalë nga kurthi i lojës “macja me miun” me Serbinë
“Ftohja e madhe” Rama-Kurti, analistët: Betejë politike për dominim në sferën mbarëshqiptare
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Çmenduria që po synon ta bëjë Man City me Fodenin ka "frikësuar" edhe Real Madridin
Po largohet nga Real Madridi "krahu i djathtë" i Ancelottit
Ky është plani i ri i Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë – me kërcënimet në rritje nga Rusia
Pique ka publikuar llogarinë bankare për të treguar se si duket paga e një futbollisti të nivelit elitar
Çfarë dihet deri më tani rreth zgjedhjeve për Parlamentin e ri Evropian?
AMP