Këshilli për të drejtat dhe Liritë e njeriut ka reaguar lidhur me ndërtimin e shtëpive në veri të Mitrovicës, duke thënë se shfrytëzimi i kësaj të drejte është bërë në mënyrë selektive duke përdorur standarde të dyfishta.
Në reagimin e tyre thuhet se qeveritë e Kosovës kanë investuar mjete materiale për rindërtimin dhe ndërtimin e shtëpive të reja për serbë e simbolikisht edhe për romë të zhvendosur, po këto qeveri nuk kanë bërë asgjë për krijimin e kushteve për kthimin e shqiptarëve në veri të Mitrovicës prej nga janë shpërngulur dhunshëm.
Ja reagimi i plotë i KMDLNj:
Qeveria e Serbisë e udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq është trashëgimtare e mbretërve të Serbisë, komunistëve çetnikë të Rankoviqit dhe fashistëve socialistë të Milosheviqit.
Dje në Zveçan, kryetari i serbëve të Kosovës, Marko Gjuriq me peshkopin Teodosije dhe ministrat si dhe z/kryeministrin kuislingë të Serbisë në kabinetin e kryeministrit Mustafa e vunë gurin themeltar për ndërtimin e 300 shtëpive në Lagjen “Kodra e Diellit – Terri i Nëntokës“ në Zveçan për kolonizim të kësaj pjese të okupuar të Kosovës me paramilitarë të pasistemuar nga Republika Srspka dhe Srspka Krajina nga është edhe ministri kuisling , Ljubomir Mariq.
E drejta për kthim në shtëpitë e tyre dhe shfrytëzim i papenguar i pronës private është e drejtë e patjetërsueshme dhe njëra ndër të drejtat elementare e njeriut. Pra, rrjedhimisht kjo e drejtë vlen edhe për serbët e shpërngulur për shkaqe objektive apo subjektive, serbët e dëbuar me kërcënim apo dhunshëm sikur që kjo e drejtë duhet të vlejë edhe për shqiptarët e dëbuar dhunshëm apo që janë larguar nga pronat e tyre për shkaqe sigurie.
Për fat të keq, shfrytëzimi i kësaj të drejte është bërë në mënyrë selektive duke përdorur standarde të dyfishta sidomos nga zotët e Kosovës, ndërkombëtarët dhe politika e kriminalizuar.
Serbët janë inkurajuar të kthehen, jo në pronat e tyre por ku kanë dëshiruar duke u arsyetuar me krijimin e kushteve për sigurinë e tyre.
Në këtë mënyrë janë krijuar oaza etnikisht të pastra dhe është krijuar një realitet tjetër etnik përmes spastrimit etnik ku viktima kanë qenë qytetarë të thjeshtë, të pastrehë dhe të varfëruar të të gjitha përkatësive etnike.
Derisa qeveritë e Kosovës kanë investuar mjete të mëdha materiale për rindërtimin dhe ndërtimin e shtëpive të reja për serbë e simbolikisht edhe për romë të zhvendosur, po këto qeveri nuk kanë bërë asgjë për krijimin e kushteve për kthimin e shqiptarëve në veri të Mitrovicës prej nga, në vitin 2000 janë shpërngulur dhunshëm, në prani të KFOR – it francez dhe pasi janë vrarë 10 prej tyre.
Kështu e kanë pësuar edhe serbët në mars të vitit 2004.
KMDLNj i rikujton opinionit se çdo përpjekje për kthim të shqiptarëve në veri të Kosovës është penguar nga “Rojat e Urës ( formacion paramilitar)”, serbët lokal e sidomos nga ndërkombëtarët (UNMIK) të cilët nuk kanë lejuar as të ndërtohet infrastruktura me arsyetimin se po i shqetësojnë serbët lokal dhe po e rrezikojnë sigurinë.
Në anën tjetër, serbët që iu janë ndërtuar shtëpitë nga Qeveria e Kosovës, jo që nuk janë kthyer në ato shtëpi por i kanë shitur ato për të kërkuar që t’u ndërtohen përsëri.
Një pjesë e këtyre shtëpive janë plaçkitur duke u vjedhur dritaret dhe dyert nga hajdutë të panjohur.
Në këtë kontekst, askush nuk mund t’i fajësojnë qeveritë e Kosovës se nuk kanë investuar në kthimin e serbëve por duhet të fajësohen pse nuk kanë investuar në kthimin e shqiptarëve në veri të Mitrovicës dhe pse kanë pranuar zbatimin e standardeve të dyfishta; favorizues për serbët dhe diskriminues për shqiptarët!
Nëse nisemi nga parimi dhe kjo është rregull i shkruar , se të drejtat e njeriut janë universale për të gjithë, pa dallime etnike, fetare apo statusit shoqëror, atëherë në Kosovë kemi dështim të plotë në këtë drejtim nga Trojka ; bashkësia e kriminalizuar ndërkombëtare, Serbia fashiste dhe politika servile vendore.
Ndërtimi i një kolonie të re për serbët në Zveçan , me pranimin e heshtur të ndërkombëtarëve të kriminalizuar dhe reagimit të lodhtë të vendorëve ( politikanë dhe shoqëri civile) është leje në heshtje për ndërtimin e kësaj lagjeje për kolonistë serbë , ndryshimin e gjeografisë etnike dhe përligje të një ndarjeje territoriale në të ardhmen!
Nëse ndërtimi i kësaj lagjeje kriminale një etnike është kundër politikave dhe planeve hapësinore të Qeverisë së Kosovës e që është thënë se është e tillë sipas deklaratave të politikanëve kosovarë , çfarë atëherë kërkojnë aty ministrat e kabinetit Mustafa , Jeftiq , Mariq dhe zvkryeministri Stojanoviq?!
Këta kuislingë të Serbisë asnjëherë nuk mungojnë kur duhet të dëshmohet pr ania e Serbisë në Kosovë dhe gjithmonë mungojnë kur duhet të dëshmohet shtetësia e Kosovës? Pse dhe deri kur duhet të durohen këta kuislingë dhe pse duhet të paguhen nga taksat tona për punë që e bëjnë për llogari të Serbisë dhe në dëm të Kosovës?! Pse këta duhet të shpërblehen për poshtërsitë e tyre dhe pse duhet të arrestohen dhe dënohen ata që janë kundër kthimit të Serbisë në Kosovë ?!
Ndërtimi i lagjeve etnikisht të pastra nga politikanë të ndytë , ndërkombëtarë , vendorë , dhe atyre të Serbisë është politikë ndarëse , përçarëse , kundër të drejtave të njeriut dhe kundër atyre serbëve që janë qytetarë lojal të Republikës së Kosovës. Kjo lagje do të ndërtohet apo do të përdoret për përfitime politike të Serbisë përmes shantazhimit sikur që do të përdoret edhe kundër politikanëve vendorë që ata të detyrohen të bëjnë lëshime edhe më shumë! Arsyetimi i politikanëve kosovarë se ndërtimi i kësaj lagjeje kolonizuese për serbë nga ana e Serbisë është e jashtligjshme , është dëshmi e pafuqisë sepse ; çka ka bërë Serbia në Kosovë pas përfundimit të luftës e që konsiderohet si e ligjshme dhe në përputhje me ligjet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare?! Asgjë fare! Pas çmendurisë së radhës së Serbisë dhe ndërkombëtarëve që , pasi nuk po e pengojnë llogaritet se janë futur në ortakëri me Serbinë , Kosova do të përballet me destabilizim afatgjatë , kërcënim real për ndarje territoriale dhe pasiguri për serbët që jetojnë në brendi të Kosovës !
Spastrimi “human” i veriut të okupuar të Kosovës nga shqiptarët është në përfundim e sipër kurse Lagjja kriminale “Kodra e Diellit” që po ndërtohet nga Serbia , ndërkombëtarët dhe një pjesë e politikanëve të kriminalizuar kosovarë do të vuloset pasi të përfundojë kjo lagje dhe pasi të fillojë ndërtimi i lagjeve simotra! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës