LAJMI I FUNDIT:

Sot proteston Sindikata e administratës gjyqësore

Sot proteston Sindikata e administratës gjyqësore

Në konferencën e djeshme për shtyp, Sindikata e administratës gjyqësore ka bërë të ditur se sot do të ketë përsëri protestë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Protesta do të fillojë ora 10.30 para objektit të Lidhjes së Sindikatës, më pas do të vazhdojë para Kuvendit dhe do të marojë para Ministrisë së Drejtësisë.

Ata kërkojnë rritje të rrogave për 30%, ashtu siç ndodhi me gjykatësit. Të habitur me sjelljen injoruese të ministrit për drejtësi, sindikalistët paralajmërojnë se do të kërkojnë dorëheqjen e tij, nëse nuk do të takohet me sindikalistët.


Sindikata proteston gati një muaj, por institucionet deri më tani kanë refuzuar të takohen me përfaqësuesit e Sindikatës./Telegrafi/