LAJMI I FUNDIT:

Sela: Shqiptarët e Maqedonisë duhet të jenë çështje e politikës së brendshme dhe jo e politikës së jashtme për Shqipërinë

Sela: Shqiptarët e Maqedonisë duhet të jenë çështje e politikës së brendshme dhe jo e politikës së jashtme për Shqipërinë

Kryetari i Strugës dhe i LR-PDSH ka përshëndetur kongresin e PDIU në Shqipëri dhe në mes tjerash ka folur edhe për temën e Çamërisë dhe shqiptarëve të Maqedonisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Dëgjova kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizi i cili theksoi se PDIU-ja angazhohet për çështjen çame dhe bashkimin kombëtar. Por une po ju them se çështja çame nuk është çështje vetem e Çamerisë por është çështje e gjithë shqiptarëve ashtu siç edhe çështja e ‘Lagjes së trimave’ në Kumanovë është çështja e gjithë shqiptarëve, demarkacioni apo “Zajednica” nuk janë çështje vetëm të Kosovës por janë çështje të gjithë shqiptarëve.
Unë jam Ziadin Sela një shqiptar nga Maqedonia, gjatë kohës që isha student në Tiranë shpesh këtu na vëndosnin mbiemra si “maqedons”, “kosovarë” , “malazez” apo diçka tjetër, por ne dhe ju duhet ta dini se ne jemi vetëm shqiptarë, kudo që jetojmë në vatrat tona shekullore etnike.
Shpëtim Idrizi, të uroj zgjedhjen tuaj në krye të PDIU-së me procesin një anëtarë një votë. Vazhdo punën tënde në qeverinë e Shqipërisë dhe kujtoju të gjithëve atje se çështja shqiptare nuk është çështje e politikës së jashtme të Shqipërisë por është çështje e politikës së mbrendshme dhe ato duhet të kujdesen për çdo shqiptarë jashtë kufijve londinez të Shqipërisë” tha mes tjerash Sela në kongresin e PDIU-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Fitness qendra

Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar

Lajme
Kalo në kategori