LAJMI I FUNDIT:

“Në emër të paqes”: Mbi gjashtëmijë persona, fotografohen të zhveshur në temperatura të ulëta (Foto)

“Në emër të paqes”: Mbi gjashtëmijë persona, fotografohen të zhveshur në temperatura të ulëta (Foto)

Në temperaturat e ulëta të mëngjesit, mbi gjashtëmijë persona janë zhveshur dhe janë fotografuar në sheshin kryesor në Bogota të Kolumbisë.

Spenser Tunick, i njohur për bindjen e turmave që të zhvishen për të pozuar në emër të paqes, ka arritur që të mbledhë këtë numër enorm për projektin e tij të radhës, transmeton Telegrafi.

Pozimi 2


Me anë të këtij instalimi – më i madhi i këtij lloji në gjashtë vitet e fundit – është bërë pasi qeveria i ka prishur marrëdhëniet paqësore, me rebelët majtistë të Revolucionit të Forcave të Armatosura të Kolumbisë.

Pozimi 3

“Është një përzierje e tonaliteteve të lëkurave, etnive, dhe njerëzve nga vende të ndryshme”, ka thënë Tunick, lidhur me këtë protestë artistike që ka si bazë paqen dhe tolerancën.

Pozimi 4

“Jemi të lumtur që jemi të zhveshur dhe të qetë. Ky është moment i paqes dhe qetësisë, që të gjithë po e përjetojmë. Është po ashtu një moment i unitetit, për të çrrënjosur paragjykimet”, ka thënë një 40-vjeçare, pjesëmarrëse në instalim. /Telegrafi/