LAJMI I FUNDIT:

Konferencë studentore për migrimin në Ballkan

Konferencë studentore për migrimin në Ballkan

“Migrimi në Ballkan: sfidat e përbashkëta të sigurisë dhe mënyrat për menaxhimin e krizës së vazhduar”, është tema e konferencës rajonale studentore, e cila do të mbahet sot në Fakultetin për siguri në Shkup, në organizim të Fondacionit Konrad Adenauer, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Konferenca studentore paraqet një lloj këmbimi akademik maqedonas-grek. Përkrahte nga Universiteti Aristotel nga Selaniku (Aristotelian University of Thessaloniki) dhe Universiteti Sheffield nga Selaniku (CITY College Thessaloniki, University of Sheffield International Faculty).


Janë paralajmëruar fjalime të profesorëve nga universitetet nga Greqia dhe Maqedonia, si dhe përfaqësuesve të Fondacionit Konrad Adenauer nga të dy vendet./Telegrafi/