LAJMI I FUNDIT:

Gjenden trupat e 117 emigrantëve të mbytur në det (Video, +18)

Gjenden trupat e 117 emigrantëve të mbytur në det (Video, +18)

Kryqi i Kuq ka njoftuar sot, se në qytetin libian Vara kanë gjetur 117 trupat e emigrantëve, në mesin e të cilëve ka pasur shumë gra, pasi anija me të cilën po udhëtonin për në Evropë ishte fundosur.

“Deri më tani kemi gjetur 117 trupa, nga të cilët 70 për qind ishin të grave dhe gjashtë tjerë të fëmijëve”, ka deklaruar zëdhënësi i Kryqit të Kuq të Libisë, Hames el-Busefi, transmeton Telegrafi.

Zëdhënësi i marinës libiane ka deklaruar, se nga deti janë nxjerr më shumë se 100 trupa të emigrantëve.

Koloneli Ayub Hashim, gjithashtu ka fajësuar Evropën duke thënë se nuk është duke bërë asgjë me parandalimin e imigracionit ilegal nga Libia, vetëm se është duke numëruar kufomat. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=sPHM4xUpIF0