LAJMI I FUNDIT:

Helmim masiv në një restorant të Tiranës

Helmim masiv në një restorant të Tiranës

18 qytetarë janë helmuar nga ushqimi që kanë konsumuar në një lokal në zonën e ish-Bllokut dhe një pjesë e tyre janë shtruar në spitalin infektiv në QSUT.

“Kishin marrë nga një sallatë cezar dhe siç dëgjova nga një picë pikante. Erdhi në shtëpi e këputur, i filloi diarreja, e këputur, me një temperaturë të lartë. Gjendja u përkeqësua edhe më shumë me kalimin e kohës. Me të vërtetë që ishin shumë rëndë. Sot kanë ardhur me 40 me temperaturë”, thotë një e afërme e dy pacientëve.

Mjekët thonë se disa prej pacientëve janë paraqitur me simptoma të rënda të helmimit dhe 10 prej tyre janë shtruar, ndërsa tetë të tjerë kanë marrë shërbim mjekësor dhe janë larguar.


“Ne i quajmë toksikoinfeksion dhe gastrointerite, me shqetësime si temperaturë të vjella, diarre. Investigimi na çon në konsumin ndoshta edhe të një tip ushqimi të vetëm që shkon në me këto forma helmimesh”, shprehet Arjan Harxhi , mjek infeksionit.

Burime nga Instituti i Shëndetit Publik thonë se nga analizat paraprake rezulton se pacientët janë helmuar nga kontaminimi i ushqimit me salmonelë. Inspektorati Shtetëror Sanitar ka bërë bllokimin e menjëhershëm të lokalit në zonën e ish-bllokut deri në daljen e rezultateve përfundimtare të analizave.

Në lidhje me helmimin e këtyre pacientëve po hetohet edhe për një tjetër lokal në Ibë, pasi disa prej pacientëve kanë qenë rezidentë atje dhe më pas kanë konsumuar ushqim në lokalin në zonën e ish-Bllokut. /Top Channel/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin

Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor

Drejtësi
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Kronika e Zezë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori