LAJMI I FUNDIT:

Ali Berisha: Koalicioni AAK e NISMA do t’i fitojë zgedhjet e ardhshme (Video)

Ali Berisha: Koalicioni AAK e NISMA do t’i fitojë zgedhjet e ardhshme (Video)

Sa më shpejt të përmbyllet çështja e demarkacionit me Malin e Zi është më mirë si për banorët e asaj zone, si për komunën e Pejës por edhe për Kosovën dhe qytetarët e saj. Kështu ka deklaruar në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel,  Ali Berisha, sekretar organizativ i AAK-së, njëherësh edhe deputet i kësaj partie.

“Nënshkrimi i marrëveshjes së demarkacionit ka qenë i dëmshëm, por duhet vullnet politik që të evitohet ai gabim dhe marrëveshja të rinegociohet që të behët një e re”, ka thënë Berisha.

E vetmja formë e zgjidhjes së këtij problemi, sipas Berishës, është që komisioni të shkarkohet dhe të rifillojë një rinegocim ku AAK është e gatshme të bëhet pjesë e inicimeve të tilla në mënyrë që ky defekt të korrigjohet


“Mos të kishte qenë reagimi i opozitës, ndoshta sot do të kishim folur për sukseset e asaj marrëveshje”, ka thënë deputeti Berisha.

Në rast që kjo marrëveshje dërgohet për ratifikim në Kuvend, AAK dhe NISMA do t’i përdorin të gjitha format demokratike të kundërshtimit të kësaj marrëveshje.

“Është një vendim i kryesisë së AAK-së që metodat e gazit lotsjellës të mos përdoren më”, ka deklaruar ai në “Kontakt”.

Ky bosht opozitar (AAK dhe NISMA) sipas Berishës në zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin e Kosovës do të jetë një befasi e madhe.

“Me punën që po e bëjmë në terren, këtë koalicion e shohim si partinë e parë fituese pas zgjedhjeve nacionale”, kashtuar Berisha./Tribuna/

Në trend Lajme

Më shumë

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori