LAJMI I FUNDIT:

Çollaku: Liberalizimi i vizave nuk ka qenë kurrë më afër

Çollaku: Liberalizimi i vizave nuk ka qenë kurrë më afër

Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Ministrave i BE-së nuk do të marrin vendim për heqjen e liberalizimit të vizave për Kosovën deri në vjeshtën e këtij viti.

Kështu u raportua dje në media, sipas të cilave, pezullimi i vendimit për Turqinë do të ndikojë që ky proces të shtyhet për pak muaj edhe për Kosovën, përderisa javën e ardhshme do të diskutohet vetëm për Gjeorgjinë, transmeton Indeksonline.

Lidhur me këtë, ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovës është propozim i ndarë dhe se nuk pret që të ndërlidhet apo ndikohet me propozime për vendet tjera.


Ai ka theksuar se meqë Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e vëna, lajmi i mirë për përfundimin e procesit për heqjen përfundimisht të vizave për qytetarët e vendit nuk do të vonoj shumë.

“Së pari, dialogu i liberalizimit të vizave mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian është i bazuar në kritere dhe rregulla të qarta të vendimmarrjes. Duke qenë që Kosova ka bërë maksimumin në përmbushjen e të gjitha kritereve teknike të procesit, dhe një gjë e tillë është konfirmuar nga vetë Komisioni Evropian, nuk presim ndonjë befasi por presim që ky proces të përmbyllet pa vonesa”, ka thënë Çollaku.

Ai ka vlerësuar se Kosova është më afër se kurrë liberalizimit të vizave dhe se ky proces do të përmbyllet më së largu në pjesën e dytë të vitit.

“Sidoqoftë, tani që jemi shumë afër duhet të mos humbim durimin. Është evidente për të gjithë që ne rastin me te keq, procesi do të përmbyllet më së largu në pjesën e dytë të këtij viti. Prandaj, konsideroj që nuk ka nevojë të hyjmë ne debat për atë se a do të bëhet këtë javë apo tjetrën sepse dinamika përcaktohet nga institucionet e BE-se te përfshira në këtë proces. Unë rikonfirmoj atë çfarë kam deklaruar gjithmonë, që vizat do të hiqen dhe qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen gjatë këtij viti”, ka theksuar ministri Çollaku.

Sipas tij, nuk duhet harruar fakti që Komisioni Evropian tashmë e ka bërë rekomandimin për ndryshimin e rregullores dhe heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Andaj, siç ka thënë ai, është çështje tjetër se sa shpejtë mund të kaloj nëpër zinxhirin e vendimmarrjes në Këshillin dhe në Parlamentin e BE-së.

“Institucionet e Republikës së Kosovës po punojnë drejt adresimit të vazhdueshëm të obligimeve dhe përgjegjësive nga ky proces, por edhe jemi duke punuar me Komisionin, Parlamentin dhe Këshillin e BE-së, në mënyrë që procesi te përmbyllet sa më shpejtë, duke i respektuar dhe marrë parasysh të gjitha faktorët relevant të palëve të përfshira në dialogun për liberalizimin vizave”, ka thënë tutje Collaku.

Ai ka theksuar se është e vërtetë që shtetet anëtare janë shumë të kujdesshme sa i përket ndikimeve potenciale negative në aspekt të migrimit, dhe prandaj në BE tani po zhvillohet edhe një debat rreth një propozimi për mekanizmin suspendues të cilin do të mund ta përdornin në rast të keqpërdorimeve nga qytetarët e cilitdo shtet të cilit i janë liberalizuar vizat.

Në trend Lajme

Më shumë
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kalo në kategori