LAJMI I FUNDIT:

Paloka: Rama mori Rroshin, i dha pushtet dhe sot e mbron

Paloka: Rama mori Rroshin, i dha pushtet dhe sot e mbron

Për Partinë Demokratike, problemi më i madh në vend nuk është Elvis Roshi, “për të cilin nuk ia vlen të harxhosh dy minuta kohë”, por shefi i tij, kryeministri Rama.

“Problemi është Edi Rama, që mori një të dënuar, një trafikant droge, një shef bande, ua nxorri socialistëve si modelin e tij, e vuri të marrë vota me forcë e t’i blejë ato, duke ia paraqitur Kavajës dhe mbarë shoqërisë si model suksesi që duhej ndjekur”, ka thënë nënkryetari i PD, Edi Paloka në një deklaratë për mediat.

Sipas tij, një vit më parë, përpara se ta rikandidonte, Rama është lajmëruar nga faktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë se Elvis Roshi ishte dënuar për trafik droge në Zvicër dhe i është kërkuar të mos e rikandidonte.


“Por Edi Rama vazhdoi, e konfirmoi se zgjedhja e tij është Rroshi, se modeli i tij është Roshi. Pse e kandidoi Edi Rama, Rroshin, edhe pse u njoftua nga ndërkombëtarët për dënimin e tij në Zvicër, edhe pse iu kërkua të mos poshtëronte popullin e tij? Sepse ai nuk do që të qeverisë, por të sundojë. Të sundojë me forcë, me dhunë me terror. Siç po sundon tani. Për këtë i duhen trafikantët, tutorët, vrasësit”, ka thënë Paloka.

Sipas tij, ky rast është shëmbëlltyra tipike që nxjerr përmasat e plota të inkriminimit që Edi Rama i ka bërë pushtetit në çdo qytet e në çdo bashki të vendit.

“Edhe kur u mësua se Rroshi ishte dënuar në Itali për përdhunim në grup, Edi Rama sërish e mbrojti. Jo vetëm shkruante rregullisht statuset e tij në Facebook, por me firmën e vetë bëri dhe një vajtim të gjatë, e mbrojti edhe nga foltorja e Partisë Socialiste, nxorri dhe tre deputetë ekraneve për t’i bërë avokatin Rroshit. Organizoi edhe një demonstratë me punonjës bashkie e urdhëroi socialistë, burra e gra e nëna të dalin të mbrojnë të dënuarin për përdhunim”, ka vijuar Paloka.

“Ky është pra modeli dhe standardi i Edi Ramës. Sepse ai nuk qeveris dot me qytetarët e për qytetarët. Ai kërkon të sundojë dhe për këtë i duhet Rroshi, Bushi, Shullazi, Habili, Balili, Prenga, Ndoka, Cubi, Frroku. Për të sunduar i duhen tutorë, banditë, trafikantë e vrasës. Por dekriminalizimi do të bëhet dhe sundimi i Ramës me krimin do të bjerë”, ka shtuar nënkryetari i PD. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë

Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë

Lajme
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara

Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Kalo në kategori