LAJMI I FUNDIT:

Strugë, paditen penalisht dy persona për vrasje

Strugë, paditen penalisht dy persona për vrasje

Prokuroria Publike-Strugë, kishte ngritur akuzë kundër B.B. dhe E.B., të cilët akuzohen për vrasje, ngjarje e cila ka ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar në rrugën lokale Struga-Belica e Poshtme, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Pas hetimit gjithëpërfshirës, Zyra Prokurorit Publik-Strugë ka ngritur akuzë kundër dy personave. Fajtorët B.B. dhe E.B. akuzohen për kryerje të krim-vrasjeje sipas nenit 123 dhe përpunim, posedim tregti me armë ilegalisht ose materiale shpërthyese sipas nenit 396 të Kodit Penal”, thuhet në një deklaratë nga prokuroria publike.

Më 13 dhjetor të vitit të kaluar, në rrugën midis Strugës dhe Belicës së Poshtme ka ndodhur luftim në mes të dy grupeve, në të cilin një person është vrarë dhe dy janë plagosur.


Të dy të pandehurit, B.B. (45) dhe K.Z. (30), janë banorë të fshatit Veleshtë. /Telegrafi/