LAJMI I FUNDIT:

Më shumë vende të lira të punës në shërbimet hotelierike dhe shitje

Më shumë vende të lira të punës në shërbimet hotelierike dhe shitje

Në Maqedoni, numri më i madh i vendeve të lira të punës gjithsej është 2025, edhe atë në tremujorin e parë të këtij viti janë regjistruar në sektorin e shërbimeve hotelierike dhe shitjes, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas Entit shtetëror për statistikë, në tremujorin e parë të vitit 2016, shkalla e vendeve të lira të punës është 1.38 përqind. Shkalla më e lartë e vendit të lirë të punës ka në sektorin e ndërtimit dhe arrinë 2.66 përqind, ndërsa norma më e ulët është në administratën publike dhe të mbrojtjes, sigurimit të detyrueshëm shoqëror, i cili është 0.12 përqind.

Kompanitë që kanë 10 deri në 49 të punësuar, janë me shkallën më të lartë të vendit të lirë të punës e cila arrinë 1.84 përqind. Rajoni Juglindor ka shkallën më të lartë të vendit të lirë të punës e cila është 21.2 përqind.


Për rajon, vende të lira të punës ka në rajonin e Shkupit dhe 2989, në verilindje 327, 248 e Pollogut, Pellagoni 786, 744 juglindje, Jugperëndimor 422, Lindje 710 dhe 422 Vardar. /Telegrafi/