LAJMI I FUNDIT:

“Kampi Rinor 2016”, nxënës të shkollave të mesme qëndrojnë një javë në FSK

“Kampi Rinor 2016”, nxënës të shkollave të mesme qëndrojnë një javë në FSK

Në ambientet e kazermës “Skënderbeu” të FSK-së, në Ferizaj, sot, 95 nxënës të shkollave të mesme përfaqësues nga të gjitha komunat e Kosovës, filluan mbajtjen e ”Kampit rinor- 2016”, aktivitet ky, i cili po mbahet tash e tri vite me radhë, në organizim të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe në bashkëpunim me Ministrin e Arsimit dhe drejtoritë komunale të arsimit.

Sipas komunikatës, bartës i organizimit dhe koordinimit është Departamenti për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak i MFSK-së, ku zyrtari i këtij departamenti, nënkolonel Afrim Veseli përshëndeti nxënësit dhe njëherë, përmes një ligjërate i njoftoi nxënësit, për historikun dhe rrjedhën e arritjes deri këtu , duke filluar nga periudha e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transformimit në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe përgatitjet për transformim të Forcave të Armatosura.

E, nxënësit të cilët me dëshirën më të madhe kishin pranuar të vinin në FSK, për një javë rresht, do të qëndrojnë në ambientet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku do të trajnohen nga instruktorët e FSK-së, në shumë lami bazike ushtarake, duke filluar nga zgjimi i hershëm, aktivitetet fizike, ndihma e parë, rregullorja bazike e komandave, orientimi në natyrë, marshimi, detyra të BRSH-së, kërkim-shpëtim dhe do të organizohen aktivitete kulturore dhe gara të ndryshme sportive.

Në komunikat thuhet se dëshira e gjithë këtyre të rinjve ishte që një ditë të kenë mundësinë e aplikimit në FSK, dhe të jenë pjesë e saj, që të kontribuojnë në paqen dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë

"Po të vjen fundi Albin", Haradinaj me akuza të rënda për Kurtin

Politikë
Vizita e Kurtit në kompaninë e dronëve, Morina: Mesazh për vendet që kanë tendenca për destabilizim

Vizita e Kurtit në kompaninë e dronëve, Morina: Mesazh për vendet që kanë tendenca për destabilizim

Lajme
Mero Baze: Vjehrra e Sali Berishës, agjente e UDB-së në Tiranë, ka qenë e vëzhguar nga Sigurimi i Shtetit

Mero Baze: Vjehrra e Sali Berishës, agjente e UDB-së në Tiranë, ka qenë e vëzhguar nga Sigurimi i Shtetit

Lajme
Tre të lënduar në dy aksidente komunikacioni në Prishtinë

Tre të lënduar në dy aksidente komunikacioni në Prishtinë

Kronika e Zezë
Paga 900 euro në shtet, çfarë fshihet pas lëvizjes së Ramës?

Paga 900 euro në shtet, çfarë fshihet pas lëvizjes së Ramës?

Lajme
​

​"Mbylle gojën", "Këqyrni gratë e juve ka po ju rrijnë" - sulmi fizik në Autoritetin e Konkurrencës përplas deputetet e pozitës dhe opozitës

Lajme
Kalo në kategori